-5.9 C
Sterling Heights
21/01/2026, 12:04
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

U arrestua disa ditë më parë, ish-zyrtares Alda Klosi i sekuestrohen një apartament dhe 1 garazh

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetU arrestua disa ditë më parë, ish-zyrtares Alda Klosi i sekuestrohen një...

E arrestuar vetëm pak ditë më parë, ish zyrtares së Kryeministrisë Alda Klosi i janë sekuestruar 1 apartament dhe 1 garazh.

Klosi akuzohet për veprat për pastrim parash, deklarim të rremë para policisë dhe fshehje pasurie .

Arrestimi i Alda Klosit erdhi pas dëshmisë së Sanitares Rozeta Dobi e cila më herët ishte arrestuar me akuzën e vjedhjes së 120 mijë eurove nga shtëpia e zyrtares. Një kontroll i dytë i banesës së Rozeta Dobit dhe të birit Havier Dobi zbuloi dhe 405 mijë euro të tjera.

Rozeta Dobi dëshmoi se nuk i grabiti paratë, por e inskenoi të gjithë situatën në bashkëpunim me Alda Klosin.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img