-11.4 C
Sterling Heights
15/01/2026, 13:34
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Ushqimet që ndihmojnë në dietën tuaj nëse keni astmë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKurioziteteUshqimet që ndihmojnë në dietën tuaj nëse keni astmë

Astma është një sëmundje kronike e cila prek sistemin e frymëmarrjes së njeriut. Edhe pse nuk është gjetur një kurë për të ajo mund të trajtohet me ushqime të ndryshme si dhe me medikamente të rekomanduara. Bërja e disa ndryshimeve në dietën tuaj mund të ndihmojë në uljen ose kontrollin e simptomave të astmës.

Ndër llojet e ushqimeve që duhet të konsumoni mund të përmendim:

Mollët

Mollët janë një produkt natyral që duhen të konsumohen me patjetër nga astmatikët. Ato janë të pasura me bioflavonoide që ndihmojnë në luftimin e astmës.

Avokado

Avokadoja është ushqimi i duhur për njerëzit astmatikë, sidomos për ata që kanë alergji ndaj ushqimeve. Ky frut përmban glutatione, një element që mbron qelizat nga radikalët e lirë. Ai ka gjithashtu aftësi shumë të mira detoksifikuese.

Peshku

Veçanërisht peshqit yndyrorë si salmoni, harenga, toni dhe sardele të cilat ndihmojnë në pakësimin e sasisë së IgE që prodhon trupi juaj. Ky është një antitrup që shkakton probleme me frymëmarrjen tek disa njerëz me astmë.

Bananet

Ato ndihmojnë njerëzit të marrin frymë më lirisht, prandaj rekomandohet që të konsumohet nga astmatikët. Bananet përmbajnë pyridoksal, që njihet ndryshe si vitamina B6. Dhe një nga funksionet e tij është të relaksojë muskujt bronkial.

Domatet
Ushqimet e bëra nga domatet duket se ndihmojnë njerëzit me astmë. Shkencëtarët mendojnë se mund të jetë likopeni që ndihmon më shumë, por për këtë nevojiten më shumë kërkime. Disa studime tregojnë se ato mund t’ju bëjnë të merrni frymë më mirë për një afat të gjatë.

 

Foto nga NewsMedical.

 

 

 

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img