4.6 C
Sterling Heights
23/12/2025, 21:53
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Veteranët paralajmërojnë protesta nëse dekretohet Ligji për pagën minimale

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetVeteranët paralajmërojnë protesta nëse dekretohet Ligji për pagën minimale
Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhevdet Qeriqi, ka deklaruar se shpresa e vetme për të mos protestuar lidhur e Ligjin për pagën minimale, ku nuk përfshihet pensioni i veteranëve të UÇK-së, i miratuar së fundmi në Kuvend, është mosdekretimi i këtij ligji nga Presidentja.

Në një lidhje direkte për “60 Minuta” të KTV-së, Qeriqi ka thënë nëse presidentja e dekreton këtë ligj, e vetmja mënyrë për t’i kërkuar të drejtat e tyre është protesta.

“Sikur të mos e nënshkruajë presidentja dhe ta kthejë prapa në Kuvend, po besoj që ka hapësirë të amendamentohet. Nëse nënshkruhet nga presidentja, do të jetë e vështirë të ketë hapësirë tjetër, por ne jemi në presion të kategorive të luftës dhe nuk kemi tjetër zgjidhje përveç që të protestojmë duke kërkuar të drejtat tona”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se për miratimin e këtij ligji, Qeveria nuk ka diskutuar fare me organizatat e veteranëve të luftës, ndonëse janë kategori ligjore.

“Kemi qenë të hapur të bashkëpunojmë në këtë drejtim, por fatkeqësisht Qeveria ka vendosur ta iniciojë këtë ndryshim të këtij ligji dhe ta dërgojë në Kuvend, ne i kemi bërë kërkesë edhe presidentes që të mos ta nënshkruaj këtë ligj e mos t’i anashkalojë veteranët, tjetër rrugë nuk kemi. E vetmja rrugë është të protestojmë”, është shprehur

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img