Në tubimin e mbrëmshëm në Michigan,ku komuniteti shqiptarë ka mirpritur kryetarin e komunës së tuzit z.Nik Gjeloshaj,fjalë përshëndetëse ka mbajtur dhe kryetari i shoqatës “Jehona e Malësisë”,z.Villson Sinishtaj.
Në këtë fjalim z.Sinishtaj rëndësi të veçantë i ka kushtuar unitetit të Forumit Shqiptarë në zgjedhjet e 5 Marsit për komunën e Tuzit.
Z.Sinishtaj ju ka bërë thirje të gjith diasporë që sa më masovikisht të shkojnë në Malësi për të vulosur fitoren,në mënyrë që Malësia të frymojë shqip,sepse sipas tij kjo është obligim moral e kombëtar.
“Malësia e bashkuar është përgjigja më e mirë kundër grupit antishqiptar që do të donte t’ua linte të huajve atdheun, shtëpinë dhe oxhakun tonë. Por dashuria jonë për atdheun i kalon të gjitha statistikat e tyre nga shërbimi qendror”,tha ndër të tjera Z.Sinishtaj.
Në vazhdim jua sjellim fjalimin e plotë:
Kryetari i shoqatës “Jehona e Malësisë”, Vilson Sinishtaj, në fjalimin e tij në aktivitetin e djeshëm, theksoi rëndësinë e unitetit të treguar në Forumin shqiptar. Është obligimi ynë moral dhe kombëtar që më 5 mars të shkojmë masivisht në Malësi për të vulosur fitorën, në mënyrë që Malësia të vazhdojë të marrë frymë shqip. Z. Sinishtaj shtoi se të gjithë ne që Malësinë e duam shqipëtare, nuk mund që pergjegjësinë tonë ta kalojmë tek të tjerët, por të fillojmë nga vetja sepse fitorja dhe mbijetesa varën nga secili prej nesh dhe pa ne nuk ka as fitore as Malësi shqiptare. Malësia e bashkuar është përgjigja më e mirë kundër grupit antishqiptar që do të donte t’ua linte të huajve atdheun, shtëpinë dhe oxhakun tonë. Por dashuria jonë për atdheun i kalon të gjitha statistikat e tyre nga shërbimi qendror. Malësia është e bashkuar dhe aty ku ka bashkim shqiptar, aty as të gjitha fuqitë e botës nuk mund të na bëjnë gjë.
Atdheu na ka thirrur, dhe ne do të vijmë përsëri, por tani në numër shumë më të madh.


