Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar sot me nderim dhe respekt të thellë tre nga figurat më të rëndësishme të rezistencës shqiptare: Zahir Pajazitin, Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, të cilët ranë heroikisht më 31 janar 1997.
Në një mesazh emocional, Osmani bëri të ditur se sot, në Prishtinë, Orllan dhe në sheshin e Podujevës, institucionet dhe qytetarët u përkulën para sakrificës së atyre që ajo i quajti “themelet e lirisë së Kosovës”.
“Sot në Prishtinë, në Orllan, e në sheshin e Podujevës, u përkulëm para themeleve të lirisë sonë,” shkroi Presidentja.
Ajo theksoi se rënia e tre heronjve shënoi një moment historik për vendin, duke frymëzuar mijëra të rinj e të reja që t’i bashkohen radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të vënë jetën në shërbim të lirisë.
“Më 31 janar 1997, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha ranë heroikisht për atdhe dhe frymëzuan mijëra djem e vajza që t’i bashkohen radhëve të UÇK-së,” u shpreh Osmani.
Presidentja nënvizoi se sakrifica e tyre nuk ishte e kotë, por u shndërrua në themel të shtetit të Kosovës dhe në bazë të lirisë së sotme.
“Lavdi e përjetshme heronjve të UÇK-së, që e kthyen sakrificën në fitore, gjakun në themel shteti dhe rënien në triumfin e lirisë së Kosovës,” përfundoi ajo.
Përkujtimi i sotëm vjen si një rikujtim i rëndësishëm për brezat e rinj mbi çmimin e lirisë dhe mbi përgjegjësinë për ta ruajtur dhe forcuar shtetin e Kosovës. Figura e Zahirit, Hakifit dhe Edmondit mbetet simbol i guximit, sakrificës dhe përkushtimit për atdheun.
Vjosa Osmani: “Sot në Prishtinë, në Orllan, e në sheshin e Podujevës, u përkulëm para themeleve të lirisë sonë.
Më 31 janar 1997, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha ranë heroikisht për atdhe dhe frymëzuan mijëra djem e vajza që t’i bashkohen rradhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke vënë jetën në shërbim të lirisë.
Lavdi e përjetshme heronjve të UÇK-së, që e kthyen sakrificën në fitore, gjakun në themel shteti dhe rënien në triumfin e lirisë së Kosovës!”
Artikulli i përgatitur nga ACTVUSA


