0.2 C
Sterling Heights
06/02/2026, 17:46
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Vjosa Osmani: Partneriteti mes Kosovës dhe Emirateve po hyn në një epokë të re zhvillimi

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetVjosa Osmani: Partneriteti mes Kosovës dhe Emirateve po hyn në një epokë...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar lart marrëdhëniet e ngushta dhe bashkëpunimin strategjik mes Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, pas takimit me Presidentin e këtij shteti, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani u shpreh e nderuar për mikpritjen dhe diskutimet përmbajtësore, duke falënderuar homologun e saj për lidershipin vizionar dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës që nga periudhat më të vështira e deri më sot.

Ajo theksoi se përgjatë viteve është ndërtuar një epokë e re partneriteti mes dy vendeve, duke përfshirë liberalizimin e vizave, bashkëpunimin institucional dhe investimet në sektorë kyç të zhvillimit. Në veçanti, Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen për kontributin e Emirateve në fushën e shëndetësisë, duke përmendur vazhdimin e projektit për ndërtimin e spitalit të ri të gjinekologjisë, si dhe mbështetjen për projekte të reja në këtë sektor dhe në fusha të tjera zhvillimore.

Sipas Osmanit, Kosova mbetet thellësisht mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të Presidentit Mohamed bin Zayed dhe të popullit të Emirateve, të cilët kanë qenë partnerë të rëndësishëm në proceset e shtetndërtimit dhe zhvillimit ekonomik. Ajo theksoi se këto marrëdhënie të forta do të vazhdojnë të thellohen edhe më tej, në funksion të rritjes së mirëqenies së qytetarëve dhe forcimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

Ja postimi i plote i Presidente Vjosa Osmani:

“E nderuar me mikpritjen dhe diskutimet gjithnjë përmbajtësore me Presidentin e Emirateve, Lartmadhërinë e Tij, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, të cilin e falënderova për lidershipin e tij vizionar dhe për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën, që nga ditët më të vështira e deri më sot.

Përgjatë viteve, kemi hapur një epokë të re të partneritetit ndërmjet dy vendeve tona, nga liberalizimi i vizave e deri te kontributet e çmuara të Emirateve në fusha konkrete të zhvillimit. Në veçanti, shpreha mirënjohjen e popullit të Kosovës për kontributin e Emirateve në fushën e shëndetësisë, si dhe për vijimin me projektin e rëndësishëm të ndërtimit të spitalit të ri të gjinekologjisë, i mbështetur në dakordimin tonë të mëhershëm. Po ashtu, e vlerësoj lart mirëkuptimin e plotë dhe mbështetjen e Presidentit për projektet e reja në fushën e shëndetësisë dhe në fusha të tjera zhvillimore që i prezantuam dje.

Kosova është e bekuar me mbështetjen e vazhdueshme të Presidentit Mohamed bin Zayed dhe të të gjithë popullit të Emirateve. 🇽🇰🇦🇪”

Foto nga Presidente Vjosa Osmani

Artikulli pregatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img