-8 C
Sterling Heights
19/01/2026, 16:19
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Vlora është bërë trend/ Renditet mes 10 destinacioneve më të lakmuara në Booking për 2024

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeVlora është bërë trend/ Renditet mes 10 destinacioneve më të lakmuara në...

Viti që lamë pas 2023-shi ishte padyshim viti më i mirë i turizmit për Shqipërinë, por trendi i rritjes së turistëve pritet të vijojë edhe përgjatë këtij viti.

Platforma Booking, një nga më të njohurat për prenotimin e hoteleve dhe apartamenteve anembanë botës ka listuar Shqipërinë, dhe në veçanti Vlorën si një nga 10 destinacionet më të kërkuara edhe përgjatë 2024-ës.

“E vendosur në bregdetin jugperëndimor të Shqipërisë, Vlora ndërthur në mënyrë të përsosur historinë, kulturën dhe mrekullitë natyrore, shpalos plazhe të pacenuara dhe ujëra të pastër kristal”, thuhet në artikullin sqarues për Vlorën, ndërsa në total të 10 destinacionet, nga peizazhet mahnitëse të Beppu-së në Japoni, deri te rrugët plot zhurmë të Buenos Aires, sqaron shkrimi “janë të afta të rrëmbejnë zemrat e eksploruesve. Secili prej këtyre destinacioneve sipas Booking premton një aventurë vërtet unike dhe të paharrueshme.

Për përzgjedhjen e destinacioneve më në trend edhe përgjatë vitit 2024, Booking sqaron se i është referuar prenotimeve të larta dhe trendit të rritjes së turistëve në këto vende përgjatë viteve 2022-2023.

Artikullin e ka shpërndarë edhe kryeministri Rama, i cili përmes një statusi, thotë se “Vlora tashmë e rilindur ka rrëmbyer vëmendjen e shumë mediave ndërkombëtare për të paralajmëruar flukse të shtuara vizitorësh drejt saj këtë sezon”./Top-Channel.tv

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img