-3.3 C
Sterling Heights
29/12/2025, 16:58
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Von Cramon: BE-ja ta rivlerësojë strategjinë mbi Kosovën dhe Serbinë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetVon Cramon: BE-ja ta rivlerësojë strategjinë mbi Kosovën dhe Serbinë

Bashkimi Evropian duhet ta “rivlerësojë” strategjinë mbi Kosovën dhe Serbinë, ka thënë raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

“Jam thellësisht e shqetësuar me sulmin në Banjskë dhe me pasojat e mundshme përshkallëzuese që mund të ketë prodhuar”, ka thënë ajo.

Von Cramon i ka thënë Guardianit të martën se “ne kemi qenë dëshmitarë të përkeqësimit dhe ngërçit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”.

Milan Radoiçiq pranoi se e kishte organizuar grupin e armatosur në sulmin në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vdekur rreshteri Afrim Bunjaku. Cramon ka theksuar se duhet të merret vesh se me ndihmën e kujt e bëri ai këtë.

“Duhet ta dimë se në çfarë përmase dhe me ndihmën e kujt ai e ka kryer sulmin, marrë parasysh sasinë e municionit dhe automjeteve të blinduara”.

“BE-ja tani duhet ta rivlerësojë të gjithë strategjinë rreth bisedimeve Kosovë-Serbi dhe Ballkanit Perëndimor në përgjithësi”Von Cramon ka deklaruar se nevojitet përforcim i menjëhershëm i KFOR-it dhe EUFOR-it.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img