Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, duke komentuar Raportin e Progresit për Kosovën, k theksuar se raporti thekson progresin në shumë fusha reformuese, përfshirë reformën zgjedhore dhe luftën kundër krimit të organizuar.
“Zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të kaluara në dialogun e udhëhequr nga BE-ja dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, si dhe reformat e mëtejshme të Rregullores së Ligjit, përfshirë drejtësinë, janë kyçe për rrugën e Kosovës drejt BE-së”, ka shkruar Von Cramon në platformën sociale “X”, transmeton Telegrafi.
Nderësa, mesazhi i saj I fundit ka të bëjë me masat e vendosura nga BE-ja ndaj shtetit tonë.
“Më në fund, është koha që të hiqen të gjitha masat ndaj Kosovës!”, ka shkruar Von Cramon.
Në raportin e progresit për Kosovën, theksohet se vendi ka bërë përparime të kufizuara në fushat që lidhen me procesin e përparimit drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Aty theksohet se masat ndëshkuese që u vendosën ndaj Kosovës për shkak të tensioneve në veri, “janë të përkohshme dhe plotësisht të kthyeshme, në varësi të hapave të ndërmarra për uljen e tensioneve në veri të Kosovës. Kosova ka ndërmarrë hapa në drejtimin e duhur, por mbetet ende për të bërë”.
Masat ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës, përfshijnë suspendimin e përkohshëm të punës së trupave të krijuara në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimn e vizitave bilaterale, përveç atyre që fokusohen në adresimin e krizës në veri të Kosovës në kuadër të kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja.
Masat tjera përfshirë ndaljen e programimit të fondeve për Kosovën nga IPA 2024 (Instrumentet e Para-Anëtarësimit). /Telegrafi/



