-6.2 C
Sterling Heights
30/12/2025, 9:23
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Von Der Leyen kërkon nga Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetVon Der Leyen kërkon nga Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, nga Tirana u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i kthehen dialogut.

Para takimit të Samitit të Berlinit që pritet të mbahet në Shqipëri, ajo ka thënë se është shumë e rëndësishme që të dy vendet të kthehen në tryezën e dialogut.

“Marrëveshja e Ohrit është ajo që u arrit në muajt shkurt dhe mars. Janë bazat, themeli për pajtimin nëpërmjet dialogut të BE-së. Është shumë e rëndësishme që si Kosova ashtu edhe Serbia të kthehen në tryezë për të normalizuar marrëdhënien e tyre. E kjo është e vetmja mënyrë me anën e angazhimit, bashkëpunimit dhe vendi i duhur për këtë është dialogu i BE-së. Kjo është rruga e duhur për të ardhmen, pasi Kosova e Serbia do të jenë pjesë e BE-së. Pra, pajtimi, bashkëpunimi e angazhimi tërësisht të domosdoshme dhe vendi për të bërë këtë është dialogu i BE-së”, ka deklaruar ajo.

Von Der Leyen ka thënë se nëpërmjet anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE, do ta bëjnë Evropën më të madhe.

“Ne duam që partnerët tanë, ju fqinjët tanë të bëheni pjesë e jona që ta plotësojnë Bashkimin Evropian. Dhe është në interesin tonë sepse në këtë formë BE-në do t’i jepet pesha e forca për të vepruar. Do ta bëjë Evropën më të madhe, më të guximshme…”, ka deklaruar ajo.

Integritetin territorial e edhe shtensionimin e rajonit e ka përmendur kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët.

Rama u përgjigj se samiti s’është formati për zgjidhjen e çështjeve dy-palëshe, derisa inkurajoi për dialog.

Ai ka thënë në programin e samitit që është përgatitur prej shume kohësh, dreka e punës do t’u kushtohet edhe marrëdhënieve fqinjësore në rajon.

Rama ka thënë se me presidenten e KE-së ka folur për domosdoshmërinë për ecjen e përbashkët të vendeve të rajonit drejt integrimit në BE.

Një ditë para takimit të krerëve qeveritarë të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit në Tiranë, është promovuar një programi të studimeve evropiane të Kolegjit të Evropës në Tiranë, ku është rektore Frederica Mogherini, ish-shefja e diplomacisë Evropiane.

Më pas presidentja e KE-së është takuar me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili shprehu shpresën se samiti do t’i shërbejë edhe për të nxitur marrëdhënie më të mira mes shteteve të rajonit.

Shqipëria është nikoqire e parë e këtij samiti jashtë BE-së. Procesi i Berlinit është organizim i përvitshëm që synon t’i lidhë gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor mes vete dhe me BE-në, si dhe t’i afrojë ato drejt një tregu të përbashkët.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img