-1.1 C
Sterling Heights
11/01/2026, 3:32
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Ylli që u bë milionere ‘brenda natës’ vuri në pah atributet me një fustan ekspozues

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetYlli që u bë milionere ‘brenda natës’ vuri në pah atributet me...

Ajo tërhoqi vëmendje të madhe me videot e saj në TikTok dhe fitoi pesë milionë dollarë brenda një viti. Sot, është shndërruar në një yll të vërtetë në tepihun e kuq.

Këngëtarja e re, Addison Rae, e cila u bë e famshme nga një fotografi e zhveshur nga pishina me Kourtney Kardashian, kur ishte vetëm 19 vjeçare, nga një TikTokere e urryer është shndërruar në një yll të vërtetë që fiton miliona, ndërsa në tepihun e kuq të Annual Academy Museum Gala në Los Angeles, magjepsi me dukjen e saj tërheqëse.

Ajo kishte veshur një fustan të zi tërësisht transparent që i nxirrte në pah brekët në të njëjtën ngjyrë dhe të çarat në bel e bënë figurën e saj të parezistueshme dhe i dha formën e orës së rërës.

(Foto: WireImage)

Dekolteja arrin deri te kërthiza dhe detaji me shirita në mes e bën edhe më sfidues fustanin, ndërsa kreacionin e ka kombinuar me sandale të zeza me platformë.

23-vjeçarja nuk ka vendosur stoli, kurse stilimin e ka kompletuar me grimin e duhur në tone më të çelura, si dhe me flokë të lëshuara.

Fustani vjen nga koleksioni më i fundit i markës prestigjioze Roberto Cavalli, për sezonin pranverë/verë 2024 dhe u prezantua këtë shtator në Javën e Modës në Milano. /Telegrafi/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img