Analisti politik, Visar Ymeri, teka ka folur në lidhje me ngjarjet e vitit që po e lëmë pas në Kosovë, ka theksuar fjalimin ekryeministrit Albin Kurti në Kuvend dhe sfidat në emërimin e kryeprokurorit të shtetit.
Ymeri ka theksuar se për ish-kryeshefin ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip, është diskutuar shumë për të dhe arrestimin e tij, por ka kujtuar se nuk është bërë një gjykim politik ndaj kryeministrit për fjalimin e tij në Kuvend kundër prokurorëve me emra të përveçëm.
Për [kryeshefin ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqi] kemi fol shumë, për të dhe arrestimin e tij. Por, kush e bën gjykimin politik të kryeministrit për fjalimin e tij në Kuvend kundër prokurorëve me emra të përveçëm, sepse për këtë gjykatë nuk ka. Zoti Kurti nuk është në gjyq sot për çfarë ka folur për shembull në mbrojtje të zotit Krasniqi në Kuvend dhe kundër Prokurorisë dhe më së shumti është marrë me zotin Isufaj”, ka thënë ai, në Debat Plus të RTV Dukagjini.
Ai ka shprehur dyshime lidhur me procedurat dhe vendimet e presidentes në mosdekretimin e Blerim Isufajt për kryeprokuror, duke e bërë më të dyshimtë fjalimin e kryeministrit Kurtit.


