9.3 C
Sterling Heights
21/10/2025, 19:15
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Zarf i zi brenda “Big Brother VIP”, ndëshkohen këto 4 banorë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaReality ShowZarf i zi brenda “Big Brother VIP”, ndëshkohen këto 4 banorë

Megjithëse “Mosdiskutimi i nominimeve” është një ndër rregullat kryesorë të këtij formati, banorët e edicionit të dytë e kanë shpërfillur totalisht “tërheqjen e veshit” nga produksioni disa herë.

Me hyrjen e banorëve të rinj në shtëpi, ata kanë nisur të bëjnë sërish plane kë do të nominojnë për ta nxjerrë nga shtëpia.

Prej mbrëmjes së djeshme, “nominimet” e tyre u bënë thuajse hapur, megjithëse duhet të bëhen në mënyrë të fshehtë të shtunën e emisionit.

Ndaj, një zarf i zi ka ardhur pak më parë në shtëpinë e “BBV”, për të ndëshkuar banorët.

Olta, Luizi, Armaldo dhe Kristi janë katër konkurrentët të cilët i pret një ndëshkim nga zarfi i zi, të cilin do ta mësojmë ditën e nesërme.

Nuk e dimë sa do të penalizojë ndëshkimi i zarfit lojën e tyre, megjithatë duket se çdo ditë e më tepër rrjeta e situatave në shtëpi po ndryshon.

Me ardhjen e banorëve të rinj, edhe ata që ishin “armiq të përbetuar” (Luizi dhe Olta), janë bërë bashkë për të ruajtur ‘bërthamën’ e banorëve, siç ata e quajnë./iconstyle

 

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img