11.1 C
Sterling Heights
23/12/2025, 17:19
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Zbatimi i marrëveshjes bazike dhe rregullorja e re e BQK-së, temë e diskutimit mes Lajçakut dhe Bislimit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetZbatimi i marrëveshjes bazike dhe rregullorja e re e BQK-së, temë e...

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Kosovë.

Ai ka takuar zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ndërsa pas takimit ai u prononcua për media, transmeton Telegrafi.

“Diskutuam se si të vazhdojmë zbatimin e marrëveshjes për normalizim, gjithashtu është më rendësi të them se diskutuam për çështjen e pagesës (çështja e dinarit), që është pjesë relevante e dialogut”, tha ai.

Tutje, ai shtoi se sa i përket rregullores së të BQK-së, është më rëndësi që qytetarët të mos ndikohen negativisht.

“Duhet të jemi të sigurt që në fund qytetarët të mos ndikohen negativisht nga një vendim i tillë. Lidhur me ketë, kam të hapur mundësitë për të dyja palët të bisedojnë. I kam lënë delegacionet që të dërgojnë të përzgjedhurit e tyre, ku Kosova kishte dërguar guvernatorin e BQK-s”.

Në konferencë, Lajçak tha se është më rendësi të zbatohet marrëveshja bazike, dhe se kjo është në interes të të gjithëve./Telegrafi/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img