-7.2 C
Sterling Heights
04/12/2025, 20:19
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Zbriten çmimet e vezëve, qumështit dhe sheqerit – vazhdojnë të mbesin të shtrenjta disa produkte bazike

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKosovaZbriten çmimet e vezëve, qumështit dhe sheqerit – vazhdojnë të mbesin të...

Shtrenjtimi i çmimeve për produktet bazike nuk ka të ndalur në Kosovë. Mirëpo, çmimi i disave prej tyre ka shënuar zbritje.

Nga të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), vërehet se lëvizje e çmimit këto ditë është shënuar edhe në produktet tjera, si qumështi, sheqeri dhe vaji ushqimor i lulediellit, shkruan Telegrafi.

Një litër qumësht i paketuar tashmë tregtohet me 1.19 euro nga 1.24 euro që ka qenë ditë më parë, ndërsa pesë kilogramë sheqer aktualisht blihen me 5.68 euro nga 5.9 euro.

Shtrenjtim të çmimeve ka te vaji i lulediellit për 0.19 euro, kurse një kilogramë kafe e bluar shitet me 6.21 euro nga 5.76 që ishte para disa dite

Ajo që vërehet se tashmë shumë prej produkteve për konsum ditor vazhdojnë të kanë çmime të larta dhe të pandryshuara për ditë të tëra.

Mirëpo, njëri prej produkteve që ka shënuar zbritje të çmimit janë vezët, ku para dy jave 30 copë kanë kushtuar deri në 5 euro.

Sipas kompanive që bëjnë tregtimin e këtij produkti, tashmë një kornetë vezë po shitet me çmim nën 4 euro.

Në fund, sipas ASK-së në vitin 2022 vendi kishte normë mesatare të inflacionit për 12 për qind. /Telegrafi/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img