-0.6 C
Sterling Heights
16/01/2026, 21:14
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Zbulohen përgjimet e planit të produksionit: Keisi futet me qëllimin të ndajë Kiarën nga Luizi

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaShowbizZbulohen përgjimet e planit të produksionit: Keisi futet me qëllimin të ndajë...

Të martën, tre konkurrentë të rinj iu bashkuan shtëpisë së “Big Brother VIP” për të ndryshuar ujërat e lojës.

Keisi Medini, Tan Brahimi dhe Bledi Mane ishin tre emrat që iu bashkuan banorëve të vjetër, duke “shqetësuar” disa prej banorëve e duke gëzuar disa prej tyre.

Vajza e Sabianit, Keisi Medini, u shpreh që në klipin prezantues se konkurrentja që simpatizonte më shumë ishte Kiara, duke u afruar menjëherë me të sapo hyri në shtëpi.

U duk sikur vajzat nisën një miqësi, mirëpo produksioni paska të tjera plane për Keisin.

Ajo është detyruar prej tyre jo vetëm të afrohet me Kiarën por edhe t’i bëjë pyetjen që do të prishë ekuilibrat e marrëdhënies së tyre: “Je e sigurt për lidhjen që ke me Luizin? Po sikur ai të ketë dikë tjetër jashtë?”

Si një person që e ka parë situatën nga jashtë, di çfarë bëhet në shtëpi dhe ka informacion për jetën jashtë të banorëve, është e pritshme që Kiara t’i besojë fjalëve të Keisit dhe të dyshojë për marrëdhënien e saj me Luizin.

Kështu, produksioni do të përdorë fare thjeshtë për klikime dramat e marrëdhënies së dy të rinjve, siç ka bërë gjithmonë me çdo çift në reality show./iconstyle

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img