-19.8 C
Sterling Heights
24/01/2026, 11:36
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Zbulohet në Irak skulptura 2.700-vjeçare prej alabastri

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKurioziteteZbulohet në Irak skulptura 2.700-vjeçare prej alabastri

Një skulpturë 2.700-vjeçare prej alabastri është gjetur gjatë një gërmimi arkeologjik në veri të Irakut. Bëhet fjalë për një objekt me krahët e një zogu dhe trupin e një kafshe, që ka përmasa të mëdha.

Kreu i ekipit të arkeologëve, francezi Paskal Buterlin deklaroi se skulptura peshon 18 tonelata dhe ka përmasat 3.8 dhe 3.9 metra.

Asaj i mungon vetëm koka, që dyshohet se ndodhet në muzeun e Bagdadit, pasi u konfiskua nga oficerët e doganave në vitet ’90, kur disa kontrabandistë përpiqeshin ta nxirrnin jashtë vendit.

– Advertisement –

E ngritur në hyrje të qytetit antik të Khorsabadit, rreth 15 kilometra në veri të qytetit modern të Mosulit, skulptura tregon Lamasu, një hyjni asiriane me kokë njeriu, trupin e një demi dhe krahët e një zogu.

Sipas kryearkeologut francez, ajo është realizuar gjatë mbretërisë së mbretit Sargon, që sundoi nga viti 722 në 705 Para Erës Sonë dhe u ngrit në portat e qytetit për t’i ofruar atij mbrojtje.

Zona ku u gjet objekti u përmend për herë të parë në shekullin e 19-të nga arkeologu tjetër francez, Viktor Plase dhe më pas u neglizhua deri në fillim të viteve ’90, kur autoritetet irakiane vendosën të ndërhynin.

Ishte gjatë kësaj periudhe që një grup plaçkitësisht i prenë kokën për ta trafikuar jashtë vendit. Ndërsa pjesa tjetër shpëtoi nga shkatërrimet e Shtetit Islamik, që kontrolloi zonën në vitin 2014, pasi banorët e fshatit modern Khorsabad e fshehën atë para se të arratiseshin në territoret e kontrolluara nga qeveria./euronews.al

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img