-7.8 C
Sterling Heights
21/01/2026, 7:22
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Zgjedhja e Einxhel Shkirës “konfuzon” njerëzit, ja pse ajo lë djalin të flejë në ballkon me karrocë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaShowbizZgjedhja e Einxhel Shkirës “konfuzon” njerëzit, ja pse ajo lë djalin të...

Einxhel Shkira ka ndarë me publikun mënyrën sesi fle djali i saj, Trev. Ajo ka zbuluar se vogëlushi do të flejë jashtë, në ballkon. Kjo sipas saj, vjen pasi kur bebushi ishte në bark, Einxhel qëndronte me kondicioner 16 gradë.

Më tej, Einxhel shpjegoi se metoda e të fjeturit të bebeve jashtë praktikohet shumë shpesh në vendet si Finlanda.

“Trev ka qef të flej jashtë në të ftohtë. S’di kujt i ka ngjarë kështu.

Në shumë vende skandinave fëmijët vendosen në karrocë dhe i lenë që të flejnë gjumë në temperaturë të ulëta. Kjo është e shëndetshme për beben. Trev ka lindur në Tiranë por te barku i mamit do jetë ndjerë si në Finlandë meqë unë e kam mbajtur kondicionerin 16 gradë gjatë gjithë shtatzanisë.

Shumë herë më është dashur ta kaloj natën në ballkon, edhe pse dimër, se aty e zinte gjumi rehat. Komshinjve mund të i jem dukur e çmendur që përkund beben në ballkon mes të ftohtit ama për mua ka funksionuar si metodë. Mamave të reja ua këshilloj ta provojnë.

Të shohësh një fëmijë që fle jashtë në kushte të ftohta nuk është domosdoshmërisht një shkak për shqetësim në Danimarkë, Finlandë ose ndonjë vend tjetër nordik. Në këto vende, prindërit zakonisht i vendosin fëmijët e tyre për një sy gjumë jashtë, sepse foshnjat mund të flenë më mirë ndërsa ekspozohen në ajër të pastër.

Studimet thonë se foshnjat që flenë jashtë mund të flenë më gjatë, të kenë gjumë me cilësi më të lartë dhe janë të ekspozuar më pak ndaj mikrobeve në krahasim me kohën kur flenë brenda./iconstyle

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img