-1.2 C
Sterling Heights
21/01/2026, 21:35
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Zgjedhja e kryetares së re të Gjykatës Kushtetuese, reagon Yuri Kim: Gjykata arriti të ketë trupë të plotë, i urojmë suksese

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetZgjedhja e kryetares së re të Gjykatës Kushtetuese, reagon Yuri Kim: Gjykata...

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka reaguar për zgjedhjen e kryetares së re të Gjykatës Kushtetuese.

 

Me anë të një postimi në rrjetin social  Twitter, ambasadorja Yuri Kim ka uruar kryetaren Holta Zaçaj, po ashtu shtoi  se reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, por se ajo po ecën përpara.

 

Kim siguroi gjithashtu se SHBA do të vazhdojë të mbështesë fort zbatimin e plotë të reformës në drejtësi në vendin tonë.

 

“Urime Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e kryetares së re. Holta Zaçaj është kryetarja e parë e zgjedhur qëkur Gjykata arriti të ketë trupë të plotë. I urojmë suksese asaj dhe të gjithë gjyqtarëve të tjerë teksa forcojnë integritetin dhe pavarësinë e Gjykatës.

 

Reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por po ecën përpara. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fort zbatimin e plotë të reformës në drejtësi në Shqipëri”, ka shkruar ajo.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img