25 C
Sterling Heights
07/07/2024, 16:21
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Zogaj rizgjidhet në krye të KGJK-së, mandatin s’do të mund ta çojë deri në fund

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetZogaj rizgjidhet në krye të KGJK-së, mandatin s’do të mund ta çojë...

Rregullorja në fuqi mbi Organizimin dhe Veprimtarinë e KGJK-së nuk ia krijon mundësinë Zogajt që ta çojë mandatin deri në fund, pasi që përcakton se vetëm anëtarët e Këshillit mund ta udhëheqin këtë institucion, ndërkaq e kufizon mandatin e anëtarit në 5 vjet dhe pa të drejtë rizgjedhjeje. Zogaj do ta lërë pozitën e kryesuesit në mars të 2026-s, kur i përfundon mandati si anëtar i KGJK-së

Albert Zogaj është rizgjedhur të enjten kryesues i Këshillit Gjyqësor (KGJK), por mandatin nuk do të mund ta ushtrojë deri në fund.

Në procesin për zgjedhjen e kryesuesit, Zogaj nuk ka pasur asnjë kundërkandidat. Ai ka marrë 10 vota pro, ndërsa një anëtar ka abstenuar.

“Në bazë të këtij rezultati konstatoj se zotëri Albert Zogaj, gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës, rizgjidhet kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Mandati i Zogajt fillon më 7 korrik 2024, deri në përfundim të mandatit të tij si anëtar i KGJK-së”, ka theksuar Arjeta Sadiku, zëvendëskryesuese eKGJK-s

Rregullorja mbi Organizimin dhe Veprimtarinë e KGJK-së nuk ia lejon Zogajt që ta çojë deri në fund mandatin e kryesuesit. Ajo përcakton se vetëm anëtarët e KGJK-së mund ta udhëheqin këtë institucion, ndërkaq kufizon mandatin e anëtarit në 5 vjet e pa të drejtë rizgjedhjeje. Zogaj do mundet ta udhëheqë KGJK-në deri në mars 2026-s, kur i përfundon mandati si anëtar i kësaj trupe.
Para se t’i merrte votat edhe për një mandat, Zogaj ka theksuar se do të vazhdojë me planin strategjik, për të cilin ka thënë se e ka zbatuar deri tash.

“Plani strategjik që e kemi zbatuar në tre vjetët e shkuar të KGJK-së mbështetet mbi disa objektiva që është gjyqësori i pavarur, efikas dhe transparent, cilësia, llogaridhënia, profesionalizmi i gjyqësorit dhe qasja në drejtësi, ndërtimi i besimit të publikut, teknologjia në mbështetje të procesit gjyqësor dhe qasje ne gjykata, reforma në drejtësi dhe partneriteti me institucione vendore dhe ndërkombëtare”, ka thënë Zogaj.

Ai është ankuar për mungesë buxheti në mandatin e deritashëm, por është krenuar me shfrytëzim të tij.

“KGJK-ja, siç ka theksuar, në mënyrë të vazhdueshme ka buxhet dhe kishte buxhet për të mbijetuar, por jo për t’u zhvilluar. Në këtë rast koordinimi ynë me partnerët ndërkombëtarë i ka mundësuar KGJK-së një zhvillim të jashtëzakonshëm duke siguruar njëkohësisht që buxheti të shfrytëzohet për nevojat esenciale dhe me një administrim jashtëzakonisht të mirë”, ka thënë ai.

KOHA pati raportuar se gjatë mandatit të Zogajt është vendosur që anëtarët jogjyqtarë të KGJK-së të marrin shtesa në nivel page të gjyqtarëve.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img