-15.5 C
Sterling Heights
20/01/2026, 7:04
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Zyrtare/ Qeveria jep “ok”, Shqipëria gati të hapë ambasadën në Ukrainë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetZyrtare/ Qeveria jep “ok”, Shqipëria gati të hapë ambasadën në Ukrainë

Shqipëria ka vendosur zyrtarisht hapjen e ambasadës në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev. Ashtu dhe siç ishte paralajmëruar, Qeveria ka miratuar sot propozimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme për hapjen e misionit diplomatik në Ukrainë.

Sipas VKM-së, shpenzimet monetare për hapjen e misionit diplomatik përballohen nga Ministria për Evropën dhe Punëve të Jashtme për vitin 2023.

 

VKM-ja:

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 21, të ligjit nr.23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

Hapjen e Misionit Diplomatik “Ambasadë” të Republikës së Shqipërisë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

Për hapjen e këtij misioni diplomatik, shpenzimet do të përballohen nga buxheti i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për vitin 2023.

Ngarkohet Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img