0.6 C
Sterling Heights
29/11/2023, 21:43
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Moti i keq/ Mbi 40 fshatra në juglindje, pa energji elektrike!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeMoti i keq/ Mbi 40 fshatra në juglindje, pa energji elektrike!

Më shumë se 40 fshatra të juglindjes janë pa energji elektrike këtë të hënë.

Në njësinë administrative Gore të Bashkisë së Maliqit kanë mungesë të energjisë elektrike 17 fshatra.

Pa energji elektrike janë dhe 12 fshatra të njësisë administrative Propotisht. E njëjta situatë paraqitet prej disa orësh në 5 fshatra në njësinë administrative Pojan të Bashkisë së Maliqit si dhe fshatra të tjerë të bashkisë së Korçës të cilët marrin furnizim nga i njëjti fidër.

Pa energji elektrike edhe fshatra të bashkive Devoll e Kolonjë, kryesisht të Devollit të Sipërm por dhe ato të fushës. Kushtet e vështira atmosferike e bëjnë të vështirë ndërhyrjen e specialistëve të OSSHE.

Edhe në Bruna, për shkak të motit të keq disa fshatra të Prrenjasit janë pa energji elektrike. Pjesa e Qukësit dhe fshatrat rrotull janë zgjuar pa drita. Po ashtu, pa energji është edhe pjesa e Mokrës, pjesë e bashkisë së Pogradecit, por furnizohet nga OSHEE qarku Elbasan./Top-Channel.tv

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img