21.8 C
Sterling Heights
10/06/2026, 6:35
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Vuçiç rikthen retorikën e tensioneve ndaj Kosovës pas kthimit nga Kina

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetVuçiç rikthen retorikën e tensioneve ndaj Kosovës pas kthimit nga Kina

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vučić, ka reaguar sërish ndaj veprimeve të institucioneve të Kosovës në veri të vendit, duke pretenduar se serbët po përballen me “vështirësi të mëdha” dhe duke akuzuar bashkësinë ndërkombëtare për mungesë reagimi.

Pas kthimit nga vizita në Kinë, Vuçiç komentoi zhvillimet në Zveçan dhe Leposaviq lidhur me stacionet hekurudhore, duke e paraqitur situatën si një “përndjekje” ndaj komunitetit serb në Kosovë. Ai deklaroi se ndërkombëtarët “po të donin” do ta kishin detyruar Kosovën të themelonte Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Serbët në Kosovë po përballen me shumë vështirësi… zgjidhja nuk është të largohemi nga shtëpitë tona”, tha Vuçiç, duke shtuar se sipas tij “ka nxitje tensionesh dhe përndjekje të popullit serb”.

Megjithatë, deklaratat e presidentit serb po shihen nga shumë analistë dhe qytetarë në Kosovë si pjesë e retorikës së vazhdueshme politike që synon tensionimin e situatës në veri dhe paraqitjen e Serbisë si viktimë në arenën ndërkombëtare.

Institucionet e Kosovës kanë deklaruar vazhdimisht se veprimet në veri kryhen në përputhje me ligjet dhe sovranitetin e vendit, ndërsa kanë akuzuar strukturat ilegale të mbështetura nga Beogradi për destabilizim dhe pengim të rendit kushtetues.

Kosova mbetet shtet i pavarur dhe veprimet e autoriteteve në territorin e saj konsiderohen çështje të brendshme shtetërore, pavarësisht kundërshtimeve të vazhdueshme nga Beogradi zyrtar.

Foto nga Google Images

Artikulli pregatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img