4.8 C
Sterling Heights
20/04/2024, 16:38
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Pse jemi të fiksuar pas parfumeve? Ekspertët e kanë gati përgjigjen

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAstrologjiPse jemi të fiksuar pas parfumeve? Ekspertët e kanë gati përgjigjen

Parfumi është në ajër, e spërkasim mbi lëkurën tonë, duam ta nuhasim në ambientet e shtëpisë, madje edhe ta veshim. Aromat janë ”veshje” që ne i ndërrojmë çdo ditë, madje më shumë se një herë në ditë, ato ndjekin humorin e momentit. Ne jemi të çmendur për to, veçanërisht në Azi, veçanërisht të rinjtë që nuk bëjnë dot pa parfume. Dhe tregu tregon se po çmendet nga shitjet, me shifra në rritje për të dëshmuar për këtë bum.

Tregu i parfumeve, i cili vlen 50 miliardë euro globalisht, në fakt po regjistron një rritje të jashtëzakonshme, deri në +13% në vitin 2023.
“Ka një arsye historike”, thotë Karine Lebret, drejtuese e ”Scent Science & Fragrance Design” e grupit ”L’Oréal”. ”Covid-19 ishte vija ndarëse që na ndryshoi thellësisht për një ndërgjegjësim për shumë aspekte të jetës që ndoshta nuk i kishim, kështu që sot duam të nuhasim aromat sepse e dimë që aroma është jetë”, shton Karine.

”Kam aromë, marr frymë, prandaj jetoj! Ja pse duam t’i nuhasim fort parfumet kudo dhe të rinjtë e gjeneratës Z e zbuluan menjëherë pas Covid-19”, thekson ajo.
Parfumi është një mënyrë e fuqishme për t’u lidhur me veten, me të tjerët dhe me mjedisin. Është një nënshkrim, një shenjë e identitetit tonë, por ndryshe nga e kaluara në të cilën i kemi qëndruar besnikë një parfumi ndoshta gjatë gjithë jetës sonë, sot e ndryshojmë shpesh dhe madje nga një ditë në tjetrën.

Pse?
Këtu ka një tjetër transformim të madh.

”Parfumi na përfaqëson sigurisht, por mbi të gjitha është pjesë e sistemit të mirëqenies sonë”, thotë Barbara Lavernos, numri dy i ”L’Oréal”.

“Parfumi sot duhet të na bëjë të ndihemi mirë, është një shenjë kujdesi, dashurie për veten, përpara se të jetë një mënyrë për ta bërë veten të njohur nga të tjerët. Parfumi sot është emocioni për veten tonë, është shprehja jonë për ne”, thekson ajo. Në natyrë ka lule të heshtura, një dëshpërim për krijuesit e aromave, sepse edhe pse janë shumë aromatike, ato nuk janë në gjendje të çlirojnë potencialin e tyre me proceset e nxjerrjes me avull ose tretës të avullueshëm.

Ndodh me manushaqen, gardenian, jargavanin dhe zambakun, pasi është e pamundur të kesh një aromë natyrale. Ato mund të kthehen në parfume vetëm përmes shumë komponentëve që janë një përzierje e sintetikes dhe natyrores. Tashmë ka deri në 97% substanca natyrale në disa parfume dhe rruga e krijimit të tyre është në zhvillim e sipër./ lexo.al

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img