19.8 C
Sterling Heights
05/10/2024, 21:05
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Profesori Gjokë Gojçaj mesazh përfaqësuesve shqiptarë në qeverinë e Malit të Zi: Ju lutem mos e uroni Kosovën, nëse vota e shtetit tuaj ishte kundër saj

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetProfesori Gjokë Gojçaj mesazh përfaqësuesve shqiptarë në qeverinë e Malit të Zi:...

Jo, more Nik & Company, nuk është ashtu! Madje është arrogancë dhe papërgjegjsi të justifikoheni se “deputetët kanëtë drejtë të votojnë si të donë vetë” (perifrazim), kur i referoheni votës së perfaqësues nga Mali i Zi, në Komisionin Politik të Asamblesë Parlamentare të KE.

Aty nuk kalohet me qëndrimet e qeverive, por me votat e drejtpërdrejta të deputetëve.
Por, qeveritë duhet të kujdesen se çfarë përfaqësuesish dërgojnë në ato institucione nderkombetare, për të promovuar dhe mbrojtur politikat e veta zyrtare.
E drejta e votes se pavarur e deputeteve eshte relative, dhe në rastin konkret eshte votë destruktive për orjentimet që ka propaguar qeveria juaj.
Perfaqesuesit amerikanë në institucionet nderkombetare asnjëherë nuk votojnë kunder pikepamjeve të qeverisë amerikane.
Do te ishte skandaloze, ashtu siç ishte edhe vota e Malit të Zi, në mbështetje të Serbisë.
Aty, me një votë “për” ose “kundër” mundet të vendoset për fatin e Kosovës, pavarësisht se çka mendoni junë Podgoricë.
Sikurëse raporti i forcave në atë tubim të kishte qenë i ngushtë, vota e Malit të Zi do ta kishte përcaktuar fatin e Kosovës, duke lanë atë  përpa “urimin që ia bëre”. Ajo duhej ta fitonte rekomandimin per pranim në KE edhe me voten e Malit të Zi, pavaresisht që mjaftuan votat e të tjereve.
Eh, atëherë mund të kishit thanë “qendrimi i qeverisë sonë ndaj Kosovës është i qartë”!
Atëherë edhe urimi juaj drejtuar Kosovës do të kishte qenë i sinqertë, i ndershëm dhe diplomatik.
Qeveria juaj u tregua prosebe dhe antiperendimore, dhe nga gjesti ne fjalë, ajo u perpoq që Kosova të mbetet “tek shtëpia”, ashtu siç e deshiron Serbia e Rusia.
Urimi ishte hipokrizi e paparë.

Edhe qëndrimet e Qeverisë Amerikane dhe të Brukselit, dihen. Por, megjithatë, janë disa shtete europjane që me votat e veta, po e lanë  Kosovën jashtë loje, kur është fjala tek njohjet dhe integrimet në proceset euro-perendimore. S’është faji i deputeteve të tyre, por i qeverive.

Ju, jo vetëm ti, por edhe Nikollë Camaj shprehet se “deputetet kane te drejtë të votojnë në menyre te pavarur”!
Jane prononcime të çuditshme, këto!
Mali i Zi e pat humbur pavaresinë e vet me 1918, falë pavaresisë së deputeteve, te cilet vendosen per hegjemoninë serbe.

Kosova, per 1 votë te Malit të Zi, mund ta  kishte humbur edhe kete rast. Por, nëse shpëtoi nga votat e të tjerëve, ju kjo gjë nuk ju bën më pak të përgjegjshëm për prononcimet tuaja skandaloze.

…Dhe u lutem, mos i uroni Kosoves, nese vota e shtetit tuaj ishte kunder saj!
Mund t’ia uroni, nese më perpara shprehni shqetesimin dhe keqardhjen per gjestin e shtetit tuaj, dhe t’i premtoni se do t’i kerkoni pergjegjesi qeverisë malazeze per kete skandal diplomatik.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img