27.9 C
Sterling Heights
27/08/2026, 18:05
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham: Mbretëria e Bashkuar do të mbetet mbështetëse e fuqishme e aspiratave euro-atlantike të Kosovës

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetKryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham: Mbretëria e Bashkuar...

Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ka riafirmuar mbështetjen e Londrës për aspiratat euro-atlantike të Kosovës, duke theksuar se Britania do të vazhdojë të punojë për avancimin e integrimit të Kosovës në institucionet ndërkombëtare.

Në një letër drejtuar kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, si përgjigje ndaj urimit për marrjen e postit të kryeministrit britanik, Burnham ka vlerësuar partneritetin e ngushtë dhe të qëndrueshëm mes dy vendeve.

“Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova ndajnë një partneritet të ngushtë dhe të qëndrueshëm, të krijuar përmes historisë sonë të përbashkët”, ka shkruar Burnham.

Ai ka rikujtuar mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën që nga ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999, duke theksuar gjithashtu rolin e Londrës në njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Nuk ka dëshmi më të qartë të përkushtimit tonë sesa dislokimi i vazhdueshëm i forcave britanike në KFOR, për të ndihmuar në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit”, thuhet në letrën e Burnhamit.

Kryeministri britanik ka deklaruar se Mbretëria e Bashkuar do të mbetet një mbështetëse e fuqishme e aspiratave euro-atlantike të Kosovës dhe do të vazhdojë angazhimin për avancimin e integrimit të saj ndërkombëtar.

“Mbretëria e Bashkuar do të mbetet mbështetëse e fuqishme e aspiratave euro-atlantike të Kosovës dhe ne do të vazhdojmë të punojmë për të avancuar integrimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare, përfshirë zgjerimin e mbështetjes për aplikimin e saj për Këshillin e Evropës dhe përparimin e vazhdueshëm në rrugën e saj drejt NATO-s”, ka shkruar Burnham.

Në letrën e tij, ai ka shprehur gjithashtu shpresën që Kosova të formojë së shpejti qeverinë e re, në mënyrë që bashkëpunimi mes dy vendeve të thellohet më tej.

Sipas Burnhamit, prioritetet e përbashkëta përfshijnë mbrojtjen dhe sigurinë, tregtinë dhe investimet, luftimin e migrimit të parregullt, si edhe forcimin e lidhjeve ekonomike.

“Si mike e afërt e Kosovës, Mbretëria e Bashkuar mbetet fuqishëm e përkushtuar për sigurinë dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor. Do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me Kosovën në mbështetje të një të ardhmeje më të qëndrueshme, më të ndërlidhur dhe më prosperuese për rajonin”, thuhet në mesazhin e kryeministrit britanik.

Letra e Burnhamit vjen pak më shumë se një muaj pas marrjes së detyrës së kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, më 20 korrik 2026. Mbështetja e tij për Kosovën, veçanërisht për aspiratat drejt Këshillit të Evropës dhe NATO-s, përbën një sinjal të qartë për vazhdimin e partneritetit strategjik mes Prishtinës dhe Londrës.

Foto nga Google Images

Artikulli pregatitur nga ACTVUSA

 

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img