23.9 C
Sterling Heights
27/08/2026, 13:26
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Grida Duma reagon ndaj zërave për rikthimin në politikë: “Nëse do hyj, do hyj nga porta ime”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetGrida Duma reagon ndaj zërave për rikthimin në politikë: “Nëse do hyj,...

Grida Duma ka reaguar pas lajmeve dhe zërave të publikuar ditët e fundit në disa portale, sipas të cilave ajo mund të emërohej zëvendëskryeministre në qeverinë e Edi Ramës.

Në një reagim të gjatë, Duma ka hedhur poshtë këto aludime, duke deklaruar se prej disa ditësh emri i saj është përfolur si pjesë e një skenari për t’u bërë pjesë e qeverisë.

“Ka ca ditë që më përflitet emri se do jem pjesë e qeverisë Rama. Ma kanë caktuar pazarin, ma kanë gjetur sponsorin, ma kanë përcaktuar pozicionimin. Jam argëtuar në fillim, e lashë të rridhte. Është një ushtrim durimi”, shprehet ajo.

Duma thekson se nuk ka ndërmend t’i marrë vendin askujt dhe se, nëse do të vendosë një ditë të rikthehet në politikë, ky do të jetë një vendim i saj personal dhe jo rezultat i një ftese nga ndonjë forcë politike.

“Flini të qetë, nuk kam ndërmend t’i marr vendin askujt. Nuk më thërret mua njeri në politikë, nuk pres ftesa nga të tjerët. Nëse ndonjë ditë do kem vendimmarrjen time për të hyrë në politikë, do hyj nga porta ime, nuk do i bie portës së askujt”, deklaron Duma.

Ish-deputetja ndalet edhe te zhvillimet politike të ditëve të fundit, duke kritikuar, sipas saj, përqendrimin e politikës te emrat dhe postet. Ajo thotë se shqetësimi kryesor i shqiptarëve nuk duhet të jetë se kush do të marrë një pozicion në qeveri, por nëse qytetarët vazhdojnë të kenë mundësi për të ndërtuar jetën e tyre në Shqipëri.

“Ndërsa këta shqetësohen për postin e karriges së tyre, shqiptarët e kanë një shqetësim të madh: kanë apo jo ende vend në Shqipëri”, shprehet ajo.

Duma argumenton se Shqipëria ka nevojë për një qasje të re ndaj çështjeve të zhvillimit dhe se ndryshimi nuk mund të vijë më vetëm nga një individ.

Sipas saj, politikanët shqiptarë duhet të shqetësohen më shumë për arsyet që i shtyjnë qytetarët të pyesin nëse kanë ende një të ardhme në vendin e tyre, sesa për emrat që mund të hyjnë apo të dalin nga politika.

Ja fjala e saj: 

“Ajo që duhet t’i mbajë zgjuar politikanët shqiptarë nuk është një emër që vjen nga jashtë. Ajo që duhet t’i mbajë zgjuar politikanët shqiptarë është arsyeja se përse shqiptarët bëjnë akoma pyetjen: ‘A kanë vend në Shqipëri?’ dhe jo emri im”, përfundon Grida Duma.

“Ka ca ditë që më përflitet emri se do jem pjesë e qeverisë Rama. Ma kanë caktuar pazarin, ma kanë gjetur sponsorin, ma kanë përcaktuar pozicionimin. Jam argëtuar në fillim, e lashë të rridhte. Është një ushtrim durimi. Duhet të reagoj atëherë kur lukunia e thashethemeve, në fakt, nuk i jep shans dikujt që duhet të mbajë ngrehur sistemin që duhet reformuar i gjithi, sipas meje. Flini të qetë, nuk kam ndërmend t’i marr vendin askujt, sepse po të doja t’i merrja vendin dikujt tani, në këto momente politike, do të ishte keq për Shqipërinë.

Nuk më thërret mua njeri në politikë, nuk pres ftesa nga të tjerët. Nëse ndonjë ditë do kem vendimmarrjen time për të hyrë në politikë, do hyj nga porta ime, nuk do i bie portës së askujt, nuk pres ftesa. Vendimi im për të hyrë në politikë do jetë nëse do kem diçka për t’i ofruar Shqipërisë.

Ka ditë që takohen në Pogradec, Tiranë, ministra, drejtues, deputetë. Mendoj se të gjithë shqiptarët e kanë mendjen te porta e tyre, nëse do dalë tym i bardhë në këtë realitet qeverisjeje me re të zeza, dhe besojnë gabim që shqetësimi shqiptar është ky. Ndërsa këta shqetësohen për postin e karriges së tyre, shqiptarët e kanë një shqetësim të madh: kanë apo jo ende vend në Shqipëri.
Ka një besë të madhe për t’u lidhur, në fakt, një besë e njerëzillëkut shqiptar për të folur për çështjet e mëdha të zhvillimit, të cilat nuk lidhen më me njëshin, cili do qoftë ai. Individi, mrekulli e Zotit qoftë ai individ, nuk e bën dot më i vetëm ndryshimin në këtë situatë. Duhet shumë më tepër sesa një individ për të sjellë atë që shqiptarët presin në këto ditë rebelimi, që nuk pranojnë situatën në të cilën është Shqipëria, e cila është krejt jashtë mundësive për ata shqiptarë që e njohin çfarë është Perëndimi.

Ajo që duhet t’i mbajë zgjuar politikanët shqiptarë nuk është një emër që vjen nga jashtë. Ajo që duhet t’i mbajë zgjuar politikanët shqiptarë është arsyeja se përse shqiptarët bëjnë akoma pyetjen: ‘A kanë vend në Shqipëri?’, dhe jo emri im.”

Foto nga Google Images

Artikulli pregatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img