Erjon Vishkulli ka mbërritur në Itali, në spitalin “San Carlo” të Romës, ku pritet t’i nënshtrohet një tjetër operacioni. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një mesazhi, ku shpreh shpresën dhe besimin përpara ndërhyrjes së radhës.
“Sapo kam mbërritur në spitalin e Romës ‘San Carlo’, ku do të futem për një nga operacionet e radhës! Zoti bëftë mrekulli! SHQIPËRIA E SHQIPTARËVE”, shkruan Vishkulli.
Në këtë moment të vështirë, Erjonit i urojmë forcë, shërim të shpejtë dhe mbarësi në ndërhyrjen e radhës. Qoftë ky një hap drejt përmirësimit të shëndetit të tij!
Foto nga Google Images
Artikulli përgatitur nga ACTVUSA


