18.6 C
Sterling Heights
25/10/2026, 20:10
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Kongresman Joe Wilson përgëzon studentët serbë për fitoren e zgjedhjeve: “Tani fillon puna e vështirë”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetKongresman Joe Wilson përgëzon studentët serbë për fitoren e zgjedhjeve: “Tani fillon...

Kongresmeni republikan amerikan Joe Wilson ka përgëzuar qytetarët e Serbisë, veçanërisht studentët, pas fitores së tyre historike në zgjedhjet parlamentare të 25 Tetorit.

“Amerikanët u dërgojnë urime të përzemërta qytetarëve të Serbisë pas një fushate të vështirë zgjedhore, dhe veçanërisht studentëve që treguan vendosmëri dhe patriotizëm historik në misionin e tyre për të rikthyer sundimin e ligjit në vendin e tyre. Tani fillon puna e vështirë. Pres me padurim ripërtëritjen e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara! Zoti e bekoftë Serbinë”, shkroi Wilson në X.

Mesazhi i tij vjen pas fitores së listës së mbështetur nga studentët, e cila, sipas rezultateve paraprake, siguroi shumicën parlamentare, ndërsa Aleksandar Vuçiç pranoi humbjen. Wilson e cilësoi këtë moment si një mundësi për ripërtëritjen e marrëdhënieve amerikano-serbe, duke vënë theksin te sundimi i ligjit dhe sfidat që e presin udhëheqjen e re.

Foto nga Google Images

Artikulli përgatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img