20.6 C
Sterling Heights
27/07/2024, 13:12
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Nga 1 maji rritet çmimi i energjisë për furrat e bukës që janë pastiçeri dhe bar-kafe, ERE miraton fashat e reja

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeNga 1 maji rritet çmimi i energjisë për furrat e bukës që...

Prej datës 1 maj çmimi i energjisë nuk do të jetë më 7.6 lekë për furrat e bukës që janë edhe pastiçeri e që shërbejnë kafe. ERE miratoi këtë të hënë fashat e reja të energjisë ku vetëm furrat do e blejnë energjinë me 7.6 lekë kilovati, kurse pastiçeritë me 9.5 lekë dhe ato që funksionojnë si bar kafe me 12 lekë kilovat orë.

Eliza Gjediku

Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar çmimet e reja të energjisë për furrat dhe për pastiçeritë, që do të hyjnë në fuqi më 1 maj të këtij viti. Çmimi do të jetë 7.6 lekë për kilovat vetëm për furrat e bukës, ndërsa për furrat që janë edhe pastiçeri energjia do të kushtojë 9.5 lekë, kurse kur ofrojnë edhe shërbimin si bar kafe, çmimi do të jetë 12 lekë.

Aktualisht të gjitha furrat në vend pavarësisht shërbimeve që ofronin si pastiçeri apo bar-kafe, energjinë e blinin me 7.6 lekë.

ERE thotë se miratimi i këtyre fashave është i justifikuar, pasi nuk mundet që një furrë që është kthyer në pastiçeri apo bar kafe të blej energjinë me çmimin prej 7.6 lekësh.

Në prag të sezonit turistik, qytetet bregdetare në Shqipëri probleme me ujin e pijshëm dhe kanalizimet
“Nëse këtij aktiviteti i bashkëlidhet një aktivitet duhet të merret parasysh dhe nuk mund të vendosen në kushte të barabarta, kur ka brenda një aktivitet që e ka ndryshe tarifën”, tha anëtari i bordit të ERE.

Fashat e reja të çmimeve u propozuan nga OSHEE, për shkak të abuzimit që këta subjekte kishin bërë me blerjen e energjisë si të ishin vetëm furra. Aktualisht në vend operojnë 2600 furra buke dhe konsumi vjetor i energjinë arrin në 66 milionë kilovat orë energji.

SI.E./E.B/Shqiptarja.com

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img