
Rama nuk kursen ironinë në Kongresin e Drejtshkrimit: Këtë flamurin e NATO-s këtu nuk e kuptova, ua thashë edhe…
Pas seancës me shumë debate sot, kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Tëitter ku shkruan se dy të dehur nga foltorja sot përdorën gjuhë rruge në sallën e Kuvendit.
Rama thekson se Paloka dhe Leskaj ishin nën efektin e alkoolit dhe madje harruan tekstin, duke shtuar se vijnë nga një parti bedelësh, pa atdhe e pa iman.
Kryeministri Edi Rama në Twitter:
Pas 28 orësh seancë diskutimesh për #Buxhetin2023 as PD, as PF dhe as PL(Partia e Lekut) nuk pranuan që ka luftë, nuk folën për asnjë lidhje mes luftës së Putinit, krizës së çmimit të energjisë dhe inflacionit të luftës, nuk thanë asnjë llaf për 1/2milionë USD të marra nga rusët!
Seanca u mbyll me dy të dehur nga rruga e Foltores që shanë me libër shtëpie në emër të popullit dhe mbetën pa bërtitur “Shqipëria në Rrezik!” se harruan tekstin prej alkoolit! 3 parti bedelësh pa atdhe,pa din e as iman, me dy të shitur në ballë e dyzet të shkalafitur vërdallë!


