Veshja perfekte e ditëve të ftohta, që mund të shkojë me gjithçka dhe në çdo kohë është një fustan pulovër, që shumë prej vajzave të njohura të modës e kanë zgjedhur qysh në fillim të vjeshtës
Për kohën e ftohtë, për kohën me shi, për të qenë stil sa herë ke nevojë, nuk duhet të mendohesh gjatë – një fustan pulovër të zgjidh gjithmonë problemin e pyetjes “çfarë të vesh?”
Megjithatë, ka edhe shumë nga ne që janë konfuze për të gjetur kombinim e duhur, madje shpesh mendojnë se është një veshje e paemër: ke veshur pulovër apo ke veshur fustan?









