-9 C
Sterling Heights
08/12/2025, 11:04
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

REISUL ULEMA PRITI DREJTORIN E SPITALIT TË TETOVËS DR. ILIR DEMIRIN

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetREISUL ULEMA PRITI DREJTORIN E SPITALIT TË TETOVËS DR. ILIR DEMIRIN

Më 10.08.2023 Reisul Ulema i BFI H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i shoqëruar nga Shefi i Kabinetit Dr. Abdulkerim Iseini priti Drejtorin e ri të Spitalit – Klinikës së Tetovës Dr. Ilir Denirin. Reisul Ulema së pari i uroi detyrën e re të Drejtorit duke i dëshiruar shëndet dhe menaxhim të suksesshëm. Klinika e Tetovës është institucion shumë i rëndësishëm shëndetësor dhe tejet i nevojshëm për qytetarët e mbarë Maqedonisë së Veriut dhe në të njejtën kohë i shprehi përkrahje të përzemërta duke qenë i bindur se përvoja e madhe, profesionalizmi në mjekësi si dhe natyra e tij prej një humanisti do ndikoj jashtzakonisht mirë në menaxhimin e këtij institucioni. Përndryshe Reisul Ulema njeh mirë personalitetin e tij nga takimet në Spitalin shtetëror në Shkup.
Drejtori i Klinikës së Tetovës Dr. Ilir Demiri i shoqëruar nga Z. Adnani shprehi falënderimet e sinqerta për pritjen e ngrohtë dhe biseduan edhe për një bashkpunim në situata që i kërkon koha, me bindje se detyrën e dhënë do ta kryejë me përgjegjësi dhe profesionalizëm të plotë bashk me bashkpuntorët e tij.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img