-5.3 C
Sterling Heights
04/12/2025, 16:36
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Roma prezanton trajnerin e ri

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaSportiRoma prezanton trajnerin e ri

Daniele De Rossi është zyrtarisht trajneri i ri i Romës, i cili vjen për të zëvendësuar Zhoze Murinjon.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi verdhekuq me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke zyrtarizuar ish-mesfushorin e njohur deri në fund të sezonit.

“Ne jemi të lumtur që mund t’ia dorëzojmë rolin menaxherial të AS Roma Daniele De Rosit, pasi mendojmë se lidershipi dhe ambicia që e kanë përcaktuar gjithmonë atë mund të jenë vendimtare në arritjen e objektivave të ekipit deri në fund të sezonit.

Ne ishim të vetëdijshëm për lidhjen e pathyeshme të Daniele me klubin, por entuziazmi i tij për pranimin e pozicionit për muajt e ardhshëm na bindi edhe më shumë për aftësinë e tij për të qenë një udhërrëfyes për lojtarët dhe një përfaqësues krenar i vlerave të klubit. Mirë se erdhe në shtëpi, Daniele”, u shprehën drejtuesit e klubit.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img