Kupa e Shqipërisë për vajza do të zhvillojë këtë fundjavë ndeshjet gjysmëfinale të edicionit të 15-të të këtij kompeticioni.
Dy takimet gjysmëfinale të këtij edicioni do të luhen të ndara në dy ditë, të shtunën dhe të dielën, teksa katër ekipet gjysmëfinaliste të këtij edicioni janë Tirana, Partizani, Apolonia e Gramshi.
Sipas skemës së përcaktuar nga Departamenti i Garave në FSHF, finalistët do të përcaktohen me ndeshje me sistem vajtje-ardhje, teksa takimet e para do të luhen këtë fundjavë, ndërsa ndeshjet e kthimit javën e ardhshme.
Sakaq, sfida Partizani – Tirana nuk është më vetëm një ndeshje. Është derbi i kryeqytetit për vajza që tashmë ka filluar të ketë shumë interes edhe nga tifozët. Takimi i parë mes dy skuadrave, që e kaluan fazën çerekfinale me fitore do të luhet të dielën në shtëpinë e vajzave të kuqe, “Arena e Demave”, të dielën, duke nisur nga ora 14:00. Një takim që pritet të dhurojë spektakël, edhe për faktin që të dyja skuadrat kanë treguar cilësi dhe rritje përgjatë viteve të fundit.
Ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë për vajza:
Apolonia – Gramshi, e shtunë, ora 14:00
Partizani – Tirana, e diel, ora 14:00
/BotaSot/


