-1.2 C
Sterling Heights
21/01/2026, 23:03
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Gjysma e grupi parlamentar jashtë Kuvendit/ Tre deputetë të PD përjashtohen 10 ditë, ja vendimi për tre të tjerët (Emrat)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetGjysma e grupi parlamentar jashtë Kuvendit/ Tre deputetë të PD përjashtohen 10...

 

Sekretariati për Procedurat dhe Votimet ka përjashtuar sot deputetët e PD për kaosin në seancën e kaluar.

Sipas vendimit deputetja Lindita Metalia është përjashtuar për 5 ditë; Greta Bardeli për 3 ditë, Edmond Spaho, Oerd Bylykbashi Elda Hoti dhe Sorina Koti për 10 ditë.

Deputetë të PS kërkuan përjashtimin e 6 deputetëve të tjerë të opozitës pas seancës së fundit.

Kërkesa mban firmat e Baftjar Zeqajt, Lindita Buxhelit, Bujar Çelës, Tatiana Piros, Fadil Nasufit, Lavdrim Krashit, Ilir Topit.

Kujtojmë se një prej firmëtarëve, deputeti i PS Baftjar Zeqaj u kap nga kamerat duke shkelur Rregulloren e Parlamentit pasi votoi hapur për kolegen socialiste e cila nuk ndodhej në seancë.

Me këtë vendim rreth gjysma e grupit parlamentar të PD është përjashtuar nga seancat e fundit parlamentare.

Seancën e së enjtes nuk do të jenë prezentë 8 deputetë mes tyre Kryetari i PD Sali Berisha dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img