2.9 C
Sterling Heights
29/11/2026, 11:16
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

DEPUTETI KLITI HOTI PLAGOSET NGA POLICIA, DEMO REAGON PËR DHUNËN POLICORE, POR HESHT PËR URDHRAT DHE PËRGJEGJËSINË E TIJ!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetDEPUTETI KLITI HOTI PLAGOSET NGA POLICIA, DEMO REAGON PËR DHUNËN POLICORE, POR...

Gjatë protestës së opozitës, deputeti i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, u godit nga efektivët e Policisë së Shtetit dhe mbeti i plagosur. Ngjarja ka shkaktuar reagime, pasi bëhet fjalë për një përfaqësues të zgjedhur të Kuvendit, i cili u përball me forcën policore gjatë protestës. Pas incidentit, ministri i Brendshëm, Ervin Demo, njoftoi se ka kërkuar pezullimin e menjëhershëm të efektivit të përfshirë dhe hetimin e plotë të ngjarjes.

Është e vështirë të merret seriozisht një deklaratë e tillë nga ministri i Brendshëm Ervin Demo, i cili sot përpiqet të paraqitet si mbrojtës i ligjit dhe i të drejtave të qytetarëve.

Një efektiv policie nuk mund të jetë i vetmi përgjegjës për atë që ndodh në terren, kur pas tij ekziston një zinxhir komandimi dhe kur policia vepron në kuadër të një operacioni të organizuar. Përgjegjësia politike nuk zhduket duke pezulluar një punonjës dhe duke e paraqitur dhunën si veprim individual.

Ku ishte shqetësimi i ministrit kur protestuesit u përballën me gaz lotsjellës, autobotë me ujë, mjete të tjera goditëse dhe plumba gome? Ku ishte kërkesa për përgjegjësi kur qytetarët, gazetarët dhe të moshuarit u gjendën përballë forcës policore?

Nuk mjafton të thuash se askush nuk është mbi ligjin. Këtë parim duhet ta zbatojë para së gjithash vetë qeveria.

Nëse kërkohet përgjegjësi për përdorimin e tepruar të forcës, hetimi duhet të përfshijë jo vetëm efektivët në terren, por edhe urdhrat, vendimmarrjen dhe zinxhirin e komandimit.

Ata që duhet të japin llogari nuk janë vetëm policët që shfaqen në kamera. Edhe ministri i Brendshëm dhe kryeministri Edi Rama duhet të mbajnë përgjegjësi politike për mënyrën se si është menaxhuar dhuna ndaj protestuesve.

Pezullimi i një efektivi nuk mund të shërbejë si perde për të mbuluar përgjegjësinë e atyre që drejtojnë institucionet. Qytetarët nuk kërkojnë deklarata për barazinë para ligjit. Kërkojnë që ky ligj të vlejë edhe për pushtetin.

Postimi i ministrit të Brendshëm Ervin Demo

“Askush nuk është mbi ligjin, aq më tepër një punonjës i Policisë së Shtetit, që ka për detyrë ta zbatojë dhe ta mbrojë atë.

Pasi jam vënë në dijeni të një rasti të dyshuar të përdorimit joproporcional të forcës nga një punonjës i policisë në mënyrë individuale, i kam kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit pezullimin e menjëhershëm të efektivit në fjalë, si dhe nisjen e procedurave për hetimin e plotë të ngjarjes.

Siç e kam theksuar vazhdimisht, barazia e të gjithëve përpara ligjit është një parim i panegociueshëm.

Dhuna nuk do të tolerohet, as nga protestuesit që sulmojnë forcat e rendit, institucionet, pronën publike apo bizneset private, as nga punonjësit e policisë që tejkalojnë kompetencat e tyre.

E drejta për të protestuar është e garantuar. Detyrimi për të respektuar ligjin është i njëjtë për të gjithë, pa përjashtim.”

Foto nga Google Images

Artikulli përgatitur nga ACTVUSA

 

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img