24.2 C
Sterling Heights
04/10/2025, 12:52
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

HYP’NO’SI (Morfeu) HYJI I ËNDRRAVE NGA “MARJAN DORAKU”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaHistori / AntikitetHYP'NO'SI (Morfeu) HYJI I ËNDRRAVE NGA "MARJAN DORAKU"

Sot po trajtojmë një nga Hyjnitë më pak të njohura të mitologjisë Pellazge apo ata Hyjni që konsiderohen si Hyjni të dorës së dytë.

– Personazhi në fjalë është Hypnos apo Hyji i Ëndrrave!

– Sigurisht që edhe emri i tij zbërthehet nga po vetë Gjuha e Hyjnive {🇦🇱} gjë që më poshtë do ta zbërthej fare shkurt dhe thjeshtë!

Por para kësaj le të shohim shkurtimisht se kush ishte ky Hyj i Ëndrrave!!!

Foto më poshtë është një kokë e shkëlqyer bronzi e Hypnos, i cili ishte biri i Natës dhe vëllai i Than’ato. Por ndryshe nga i vëllai, perëndia i vdekjes Thanato, i cili nuk ishte aspak i këndshëm dhe miqësor, Hypnos ishte pjesë e hyjnive që ishte ndër të paktët pozitive të kozmogonisë së populluar të botës antike.

Romakët e quanin Somnus dhe e konsideronin mik të gjithë njerëzimit, pasi ai jepte lehtësim pas vështirësive e lodhjes që pësonin njerzit duke punuar fushave dhe tmerreve të luftës duke u qetësuar dhimbjet. Dhe gjithashtu sepse ai parashikonte të ardhmen.

Atributet e kësaj hyjnie të vogël, por shumë të nderuar janë skeptri dhe lulëkuqja.

Megjithatë, banorët e Civitellës – të paktë, por aktivë, të vullnetshëm dhe të lidhur thellësisht me rrënjët e tyre – kanë krijuar një Antikuarium interesant, në të cilin ndër gjetjet e ekspozuara spikat koka madhështore e Hypnos-it, një kopje gipsi. Artifakti është më shumë se 20 centimetra i lartë. Hyji paraqitet me vështrimin e kthyer nga poshtë, me një fashë në flokë dhe me krahun e pëllumbit në krahun e djathtë të kokës. (Foto poshtë postimit).

Gjetjet e bronzit në lidhje me Hypnos janë të rralla. Njëri ndodhet në Vjenë, tjetri në Lion. Për ata që nuk kanë asnjë mënyrë apo mundësi për të arritur në Londër, për të admiruar origjinalin ndjellës, një vizitë në Antiquariumin e Civitella d’Arna përfaqëson një zgjidhje të shkëlqyer. Ndër të tjera ekspozohen edhe kuriozitete të tjera të bukura dhe interesante arkeologjike.

– Me atë që lexuam më lartë kuptuam cilësitë dhe vetitë e këtij Hyji.

– Nga Shqipja emri i tij ma pak kujdes zbërthehet lehtësisht, duke qënë një Hyj i qetësimit të dhimbjes, dhe kjo sepse duke parë që lulja e tij simbolike ishte lulkuqja, do të thotë që kjo lule permban sasi shume te vogla morfine. Dhe emri tjetër që njihet ky Hyjni êshtë pikërisht “Morfeus” (ekzakt, personazhi tek filmi Matrix qe i hyri në endrra Nios). Që emrin e mer pikërisht nga ky Hyj dhe Hyji e mer emrin nga substrati i lulkuqes që është pikërisht “morfina”!!!

Se u largova pak nga thelbi pasi gjithçka lidhet pazgjidhmërisht!

Emri i Hypnosit është një bashkim fjalësh dhe këtë bashkim fjalësh e zbërthejmë thjeshtë si Hyji që i “HYP NË SI/Y” njerzimit ku përmes ëndrrave ai e çliron nga vuajtjet e dhimbjet e ditës. Dhe arsyeja pse ka atë krahun e pëllumbit tek koka është sepse në ëndrra njeriu nuk ka limite për fantazinë./Marjan Doraku

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img