Julian Alvarez është synimi kryesor i Atletico Madrid për merkaton e verës.
Kjo është kërkesa e parë e Diego Simeones.
De Paul, Nahuel Molina, Correa dhe trajneri janë katër argjentinasit që janë bërë “sebep” për sjelljen e tij në Madrid.
Për këtë transferim, Atletico Madrid thuhet se ka gati plot 50 milionë euro për Alvarez. Megjithatë, mes klubeve ende nuk ka nisur asnjë kontakt konkret.