Kjo analizë e “Marca” hulumton shanset e tre futbollistëve për çmimim prestigjioz të “France Football”: “Triumfi i Lionel Messit në Kupën e Botës 2022 dhe “Topi i Artë” i tij në këtë kompeticion e bëjnë atë favoritin e madh për të marrë atë që do të ishte “Topi i Artë” i 8-të. Megjithatë, performanca e klubit të tij në kompeticionet e ndryshme kombëtare dhe evropiane mund t’i zvogëlojë mundësitë e tij për këtë.
PSG është në rrugën për t’u bërë kampion i Ligue 1, por tashmë është eliminuar nga Kupa e Francës dhe ndodhet në prag të lamtumirës nga Liga e Kampionëve, pasi u mund 1-0 prej Bayern Munich në ndeshjen e parë 1/8 finale.
Nëse parizienët eliminohen kaq herët nga Liga e Kampionëve, një nga kompeticionet më të vlerësuara kur bëhet fjalë për dhënien e “Topit të Artë”, argjentinasi mund ta humbasë statusin e favoritit, pavarësisht se është shpallur kampion bote këtë sezon.
Me PSG: 15 gola dhe 14 asiste në 26 ndeshje zyrtare të luajtura (asistuesi më i mirë në Ligue 1 dhe Champions League)
Me Argjentinën: 7 gola (shënuesi i dytë më i mirë) dhe 3 asiste në 7 ndeshje të Kupës së Botës 2022 (barazoi asistuesin më të mirë)
Kylian Mbappé, kandidati i dytë
Sulmuesi ishte ylli i madh i Francës në Kupën e Botës 2022, veçanërisht për “hat-trick” e tij në finale, që ishte gati t’i jepte kombëtares transalpine titullin e dytë radhazi botëror. Por ruleta e penalltive e ktheu bilancin në favor të Albiceleste.
Në “Katar 2022”, Mbappe mori medaljen e nënkampionit dhe “Këpucën e Artë”, ndaj kuptohet se është favorit i dytë për të fituar çmimin e lojtarit më të mirë të sezonit aktual. Edhe pse me ‘7’ e PSG-së do të ndodhë e njëjta gjë si me Messin, nëse eliminohen nga Champions-i.
Në rast se skuadra eliminohet në 1/8 finale, shanset e tyre për të fituar “Topin e Artë” mund të ulen ndjeshëm, duke marrë parasysh se skuadra do të luftonte vetëm për ligën franceze dhe mund ta mbyllte vitin me maksimumi dy tituj: Ligue 1 dhe Superkupa e Francës.
Me PSG: 25 gola dhe 6 asiste në 27 ndeshje zyrtare të luajtura (baraz me Salah si golashënuesi më i mirë në Champions League)
Me Francën: 8 gola (shënuesi më i mirë) dhe 2 asiste në 7 ndeshje të Kupës së Botës 2022

Zbuloni më poshtë statistikat e Erling Haaland në këtë sezon:
Me Manchester City: 32 gola dhe 4 asiste në 30 ndeshje zyrtare të luajtura (shënuesi më i mirë në Premier League).
/BotaSot/