-10.2 C
Sterling Heights
18/01/2026, 4:24
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Ministri Manja takon studentët e magjistraturës: Një mundësi e shkëlqyer për të ndarë përvojat mes sistemeve tona të drejtësisë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeMinistri Manja takon studentët e magjistraturës: Një mundësi e shkëlqyer për të...

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka pritur në Ministrinë e Drejtësisë studentët e magjistraturës nga landi i Bavarisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manja shkruan se takimi ishte një mundësi e mirë për të ndarë përvojat dhe eksperiencat, si dhe për të promovuar arritjet e reformës në drejtësi, sidomos procesin unik të vetingut.

Postimi i plotë:

Nuk ndodh shpesh të kemi në Ministrinë e Drejtësisë mysafirë si studentët e magjistraturës nga landi i Bavarisë, të udhëhequr nga gjyqtari z. Gernot Zehelin.

Takimi ishte një mundësi e shkëlqyer për të ndarë përvojat dhe eksperiencat mes sistemeve tona të drejtësisë, si dhe për të promovuar arritjet e reformës në drejtësi, sidomos procesin unik të vetingut, por edhe sfidat e kësaj reforme!

Me studentët e magjistraturës ka gjithmonë gjëra interesante për të diskutuar, dhe mbushesh me motivim!./lexo.al

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img