-3.5 C
Sterling Heights
05/12/2025, 22:18
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Opozita debaton për përgjimet Kusari-Radoiçiq, thotë se prapa tyre qëndron Kurti

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetOpozita debaton për përgjimet Kusari-Radoiçiq, thotë se prapa tyre qëndron Kurti

Në Kuvendin e Kosovës ka nisur debati parlamentar për komunikimet e kryetares së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, me Milan Radoiçiq. 

Debati po zhvillohet pa pushtetin, vetëm me partitë opozitare të pranishme.

Përfaqësues të opozitës kanë thënë se prapa “marrëveshjes së fshehtë” mes Kusari-Lilës e Radoiqiqit qëndron kryeministri Albin Kurti. 
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i ka bërë thirrje Prokurorit të Shtetit që t’i hetojë përgjimet e publikuara. 
Në emër të LDK-së, deputeti Anton Quni, ka thënë se “nuk e di se si kryeministri Kurti e ka detyruar Kusari-Lilën që të bëjë marrëveshje të fshehtë me terroristin Milan Radoiçiq. 

Ndërsa kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar se Milan Radoiçiqi, është kthyer në Kosovë me ardhjen e Albin Kurtit kryeministër. Ai ka shtuar se Radoiçiq u kthye në faktor marrëveshjesh gjatë qeverisjes Kurti.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img