-8.4 C
Sterling Heights
17/01/2026, 23:19
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Më 15 tetor, Konferenca e dytë ndërqeveritare me BE-në, Spiropali: Sukses i merituar drejt anëtarësimit në familjen tonë natyrale evropiane

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeMë 15 tetor, Konferenca e dytë ndërqeveritare me BE-në, Spiropali: Sukses i...

Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm miratoi Pozicionin e BE-së për çeljen e negociatave për grup-kapitujt e parë me Shqipërinë.

Kjo i hap rrugë mbajtjes së Konferencës së dytë Ndërqeveritare BE-Shqipëri, në 15 tetor, në Luksemburg.
Në një reagim të saj, Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, u shpreh se “Ky është një sukses i merituar i Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Sidomos po të mbajmë parasysh që Shqipëria është e para mes vendeve kandidate që çel negociatat e anëtarësimit mbështetur në metodologjinë e re të BE-së.

Ky vendim është gjithashtu një vlerësim për ecurinë e reformave në vendin tonë. Kuvendi do të vijojë të udhëheqë me vendosmëri procesin e integrimit europian dhe do të garantojë legjitimitetin demokratik dhe karakterin gjithëpërfshirës të këtij procesi.”./lexo.al

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img