Dje, Arijan Ademi (31 vjeç) mund të jetë për herë të fundit në mesin e golashënuesve për Dinamon e Zagrebit.
“Do të ishte një lamtumirë e bukur për klubin nga Maksimiri, në derbin ndaj Hajdukut duke fituar me rezultat 4:0 dhe kapiteni i të kaltërve shënoi golin e parë të ndeshjes.
Në të njëjtën kohë, skuadra iu afrua titullit të ri kampion, tashmë është 11 pikë para splitasve, por ka edhe ndeshje më pak, ndaj është gjithnjë e më e sigurt që titulli do të festohet sërish nga banorët e Zagrebi në fund të sezonit.
“Arijan Ademi? Kam lexuar për të.
Në Kinë po vazhdon periudha e tranzicionit, disa nga lojtarët tanë janë interesantë për ta, por këtë nuk mund ta komentoj për momentin”, – tha shkurt Çaçiq.
“Lojtari më i dekoruar i Dinamos ka kontratë me kampionin e HNL deri në vitin 2026 dhe tani do të fitojë shumë para.
Është e qartë se kompensimi nuk mund të jetë i veçantë për shkak të moshës së tij, por Ademi u dha të kaltërve më shumë se një dekadë të karrierës së tij dhe e meritoi një transferim jashtë Kroacisë.
Pas Mislav Orshiqit, Çaçiq ka mbetur pa një tjetër nga lojtarët më të mirë”, shkruan media kroate.
/BotaSot/


