-10.2 C
Sterling Heights
18/01/2026, 3:06
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Marrëveshja për Pensionet Shqipëri–Itali Hyn në Fuqi më 1 Qershor

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeMarrëveshja për Pensionet Shqipëri–Itali Hyn në Fuqi më 1 Qershor

Nga 1 qershori 2025, shqiptarët që kanë punuar në Itali do të përfitojnë zyrtarisht nga marrëveshja dypalëshe për njohjen e pensioneve midis Shqipërisë dhe Italisë. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama.

LAJM I MIRË dhe i ndarë veç për t’i dhënë vëmendjen e duhur, jashtë vorbullës së Samitit të Komunitetit Politik Europian:

Motra solli në Tiranë dokumentin final të procesit të gjatë ligjor mbi zbatimin e Marrëveshjes së Pensioneve me Italinë, që do të thotë se nga 1 qershori 2025 shqiptarët e Italisë do të nisin të përfitojnë nga kjo marrëveshje kuptimplotë për nivelin e ri të marrëdhënieve mes Shqipërisë e Italisë”, shkruan Rama.

Marrëveshja, e nënshkruar më parë mes dy vendeve dhe tashmë e ratifikuar dhe e zbatuar, siguron që vitet e punës së kryera në Itali të njihen nga shteti shqiptar dhe anasjelltas. Kjo do të thotë se emigrantët shqiptarë që kanë kontribuar në sistemin italian të sigurimeve shoqërore do të kenë të drejtën të marrin pensionet përkatëse edhe nëse ata kthehen për të jetuar në Shqipëri – dhe e kundërta vlen për italianët që kanë punuar në Shqipëri.

Çfarë përfiton një qytetar shqiptar?

Kjo marrëveshje është e vlefshme për të gjithë qytetarët shqiptarë që kanë punuar dhe paguar kontribute në Itali. Vitet e punës do të llogariten në të dy shtetet, duke ndihmuar emigrantët të përmbushin më lehtë kriteret për pension dhe të marrin pagesën që u takon. Në praktikë, nëse dikush ka punuar 10 vite në Itali dhe 15 vite në Shqipëri, këto vite do të bashkohen për të plotësuar periudhën e nevojshme për përfitim pensionesh.

Çfarë duhet të bëjnë qytetarët?

Për të përfituar nga kjo marrëveshje, qytetarët duhet të kontaktojnë institucionet përkatëse të sigurimeve shoqërore, si INPS në Itali dhe ISSH në Shqipëri, për të dorëzuar dokumentacionin dhe për të nisur procesin e njohjes së viteve të punës. Pritet që në javët në vijim, këto institucione të publikojnë udhëzimet zyrtare për procedurat praktike që duhet ndjekur.

Foto nga Google Images

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img