Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim në Bruksel me Presidentin e Unionit Demokrat Ndërkombëtar (IDU), ish-Kryeministrin kanadez Stephen Harper. Takimi u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar të forcave politike të qendrës së djathtë dhe pati në fokus zhvillimet politike në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.
Në një postim në rrjetet sociale, Berisha ndau momente nga takimi, duke theksuar se diskutimet me Harper ishin “miqësore dhe të frytshme”, dhe se u ritheksua rëndësia e mbështetjes për lirinë, demokracinë dhe shtetin e së drejtës. Ai u shpreh gjithashtu se Partia Demokratike do të vazhdojë të forcojë lidhjet me aleatët ndërkombëtarë në mbrojtje të vlerave demokratike.
Berisha shkruan ne media sociale: “Një takim i rëndësishëm me Presidentin e IDU, Z. Stephen Harper, në Bruksel, të cilin e njohëm me farsën e fundit zgjedhore në Shqipëri”.




