-3.3 C
Sterling Heights
07/12/2025, 18:11
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Rama ultimatum: Deri të hënën të shkarkohen të gjithë kryetarët e njësive administrative në vend

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetRama ultimatum: Deri të hënën të shkarkohen të gjithë kryetarët e njësive...

Tiranë, 11 korrik 2025 – Kryeministri Edi Rama ka bere gati “hanxharin” dhënë një urdhër të prerë për të shkarkuar të gjithë kryetarët e njësive administrative në të gjithë territorin e vendit, duke i dhënë afat bashkive përkatëse që kjo të ndodhë deri të hënën. Vendimi, që ka befasuar shumë struktura vendore, është interpretuar si një sinjal i fortë i nisjes së një “spastrimi” të ri në administratën vendore, me qëllim, sipas qeverisë, rritjen e efikasitetit dhe rikthimin e besimit qytetar në shërbimin publik.

“Duhet të mbarojë njëherë e mirë kjo periudhë letargjie, ku shumë drejtues vendorë janë kthyer në pengesë, jo në zgjidhje për komunitetin që përfaqësojnë,” mësohet të ketë deklaruar Kryeministri në një takim të mbyllur me drejtues të bashkive. Rama theksoi se në shumë raste, njësitë administrative janë kthyer në struktura të pavlera dhe burokratike, të shkëputura nga qytetarët dhe hallet e tyre reale.

“Kryetarët e njësive administrative të Republikës së Shqipërisë të gjithnjë duhet të shkarkohen. T’iu ri jepet mundësia, por duke iu dhënë mundësi e të tjerëve që mund të jenë më të zotë se ata.

Vota që kemi marrë më shumë se çdo herë tjetër, e kanë rritur diferencën mes sa jemi në anëtarët partie dhe sa janë ata që e duan këtë parti në krye.

Tu japim mundësi të re njerëzve që të kontribuojnë për këtë vend, drejtorë dhe kryetarë njësish nuk i fus të gjithë me një thes, se me siguri ka siç është kryetari i njësisë së Novoselës, që mund të ketë 30 vite, por është ditën dhe natën në krye të detyrës.

Të tjerët, mjafton të shohësh  si lulëzojnë barërat e këqijave për ta kuptuar që nuk janë në funksion, kryetari i njësisë që ka varrezat e elbasanasit, duhet shkarkuar pa kthim.

Shpresoj që ditën e hënë të gjithë kryetarët e njësive administarive të jenë të shkarkuar”, tha Rama.

Ky vendim vjen në një moment kur qeveria ka paralajmëruar ristrukturim të thellë në nivel lokal, sidomos pas ankesave të shumta nga komunitetet për shërbime të dobëta, mungesë transparence dhe mosfunksionim të administratës. Ende nuk ka një listë zyrtare me emrat që do të largohen, as detaje për mënyrën e zëvendësimit të tyre, por burime nga brenda PS-së bëjnë të ditur se në shumë raste, do të ketë emërime me profil teknik, ndërsa në zona të tjera pritet përfshirja e figurave të reja politike.

Ky hap pritet të sjellë jo pak debate, si brenda strukturave të Partisë Socialiste, ashtu edhe në opinionin publik, ku shumëkush e sheh këtë si një përpjekje për të rritur kontrollin politik në territor përpara zgjedhjeve të ardhshme.

Foto nga Google Images 

Artikulli i përgatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img