1.3 C
Sterling Heights
20/02/2026, 18:53
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Nga shkolla fillore deri në universitet, një brez ndeshet me të njëjtin kryeministër

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetNga shkolla fillore deri në universitet, një brez ndeshet me të njëjtin...

Sonte ne protesten e organizuar nga kryetari i opozites, Sali Berisha, i riu Alessandro Xhufi nuk i kurseu fjalët për situatën politike në Shqipëri. Ai u shpreh se gjatë gjithë jetës së tij, nga shkolla fillore deri në universitet, Edi Rama ka qenë kryeministër. “Një fëmijë rritet, një brez plaket, një vend vdes, ama pushteti nuk ndryshon në këtë vend,” tha Xhufi, duke kritikuar stagnimin politik dhe ndikimin e pakufizuar të pushtetit mbi jetën e qytetarëve. Ai shtoi se Partia Demokratike nuk është përgjegjëse për situatën aktuale, ndryshe nga sa mund të pretendojnë kundërshtarët, dhe akuzoi qeverinë për vjedhje, dhunë dhe poshtërim të qytetarëve.

Xhufi përfundoi me një shaka të hidhur: “Nga shkolla fillore, në gjimnaz, dhe tani në universitet me Ramën kryeministër, tani vetëm në dasëm më mungon.” Deklarata e tij u prit me reagime të ndryshme nga pjesëmarrësit në protestë, duke reflektuar frustrimin e brezave të rinj që nuk shohin ndryshim në drejtimin e vendit. Fjalët e tij nënvizojnë një ndjesi të gjerë të pakënaqësisë mes qytetarëve që presin llogaridhënie dhe ndryshim politik, ndërsa vendi duket i bllokuar nga një pushtet i pandryshueshëm.

Ja nje pjese nga fjalimi i Alessandro Xhufit:

Kur unë fillova shkollën fillore, Edi Rama ishte kryeministër, kur vazhdova gjimnazin, ky prap ishte ishte kryeministër, dhe tani që jam në universitet, ky prap është kryeministër. Tani vetëm në dasëm ta kem se është bëra qesharake kjo punë. Një fëmijë rritet, një brez plaket, një vend vdes, ama pushteti nuk ndryshon në këtë vend. PD-ja ka qenë për herë të fundit në pushtet kur unë isha në pushtet, dhe këta ju thonë fajin e ka PD-ja, fajin e ka Saliu. O popull, o njerëz, po këta jo vetëm që ju vjedhin, por ju shajnë, ju dhunojnë dhe çdo ditë ju poshtërojnë.”

Foto nga Google Images

Artikulli pregatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img