15.6 C
Sterling Heights
21/09/2026, 13:17
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

GRANIT XHAKA PËRBALLET ME HETIM NË ZVICËR: YLLI SHQIPTAR MERR PËRGJEGJËSINË PËR NJË GABIM TË SË KALUARËS

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetGRANIT XHAKA PËRBALLET ME HETIM NË ZVICËR: YLLI SHQIPTAR MERR PËRGJEGJËSINË PËR...

Granit Xhaka, një nga emrat më të mëdhenj të futbollit shqiptar dhe kapiteni i kombëtares së Zvicrës, është përfshirë në një çështje ligjore që lidhet me periudhën e pandemisë së COVID-19.

Prokuroria e Lucernit në Zvicër po heton rrethanat rreth një certifikate vaksinimi kundër COVID-19. Xhaka ka pranuar publikisht se gjatë asaj periudhe kishte blerë një certifikatë vaksinimi, ndërsa ka sqaruar se në atë kohë kishte pasur dyshime dhe pasiguri të mëdha lidhur me vaksinën. Hetimi synon të përcaktojë nëse ka pasur shkelje penale në lidhje me marrjen e një certifikate të rreme ose të parregullt.

Pas lajmeve të fundit, Xhaka vendosi të flasë vetë dhe të mos fshihet pas heshtjes. Në deklaratën e tij, ai pranon se vendimi i marrë në atë kohë nuk ishte rruga e duhur.

“Kam blerë një vërtetim vaksinimi, në vend që t’i sqaroja pyetjet e mia të hapura përmes rrugës së paraparë. Sot e shoh qartë se kjo rrugë nuk ishte e drejtë. Ishte një gabim. Më vjen keq.”

Xhaka gjithashtu ka deklaruar se merr përgjegjësinë për vendimin e tij dhe se është i gatshëm të bashkëpunojë plotësisht me autoritetet.

Si pasojë e kësaj situate, Xhaka nuk do t’i bashkohet grumbullimit të kombëtares së Zvicrës për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve. Vendimi është marrë në marrëveshje mes lojtarit dhe Federatës Zvicerane të Futbollit, ndërsa situata e tij pritet të rishikohet pas përfundimit të këtij grumbullimi.

Por për shqiptarët, Granit Xhaka mbetet Granit Xhaka.

Ai është një nga figurat më të dashura dhe më të njohura të futbollit shqiptar, një kapiten që prej vitesh ka mbajtur mbi supe përgjegjësi të mëdha në fushën e futbollit dhe ka përfaqësuar me krenari origjinën e tij shqiptare.

Një vendim i gabuar i marrë në një periudhë frike dhe pasigurie nuk e fshin gjithë rrugëtimin e një njeriu.

Madje, ajo që duhet vlerësuar në këtë moment është fakti se Xhaka zgjodhi të dalë vetë përpara publikut, ta pranojë vendimin e tij, të kërkojë falje dhe të bashkëpunojë me autoritetet.

Deklarata e Xhakës

“Gjatë ditëve të fundit është raportuar shumë për një çështje nga e kaluara ime. Për këtë dëshiroj të pronocohem personalisht.

Lidhur me vaksinimin kundër Covid-19, në atë kohë isha personalisht shumë i pasigurt dhe kisha pasiguri të mëdha. Ndjeja një mosbesim të thellë ndaj vaksinës dhe isha i ndikuar nga frika dhe pasiguria.

Në këtë gjendje të trazuar shpirtërore, kam blerë një vërtetim vaksinimi, në vend që t’i sqaroja pyetjet e mia të hapura përmes rrugës së paraparë.

Sot e shoh qartë se kjo rrugë nuk ishte e drejtë. Ishte një gabim. Më vjen keq.

Unë marr përgjegjësinë për këtë vendim, jam i hapur për zbardhjen e kësaj çështjeje dhe bashkëpunoj plotësisht me autoritetet kompetente.”

Foto nga Google Images

Artikulli përgatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img