6.5 C
Sterling Heights
20/04/2024, 16:58
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

“Ekonomia shqiptare, e dyta në rajon”, BSH: Rritja u nxit nga turizmi dhe investimet

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajme“Ekonomia shqiptare, e dyta në rajon”, BSH: Rritja u nxit nga turizmi...

Ekonomia ka qenë më elastike se vendet e rajonit gjatë vitit të kaluar. Pavarësisht sfidave siç janë rritja e normave të interesit apo inflacioni i lartë ecuria ka qenë pozitive.

Shqipëria renditet e dyta në rajon për ecurinë ekonomike .Sipas një analize të Bankës së Shqipërisë në tremujorin e tretë ekonomia shqiptarë pati një rritje me 3.5% ndërsa Serbia me 3.6% me një ndryshim minimal .Ekonomia shqiptare ka lënë pas vende si Kosova, Maqedonia e Veriut e Greqia.

Sipas Bankës Qendrore gjatë vitit 2023, ekonomia shqiptare ka shfaqur një rritje të vazhdueshme të aktivitetit ekonomik, të punësimit dhe të pagave dhe një trend rënës të inflacionit i cili është theksuar në janar të këtij viti duke u ulur ne 3.4%.

Rritja ekonomike u nxit nga zgjerimi i konsumit, i investimeve dhe i të ardhurave nga turizmi. Në aspektin makroekonomik, ajo u mbështet nga përmirësimi i besimit të biznesit e të konsumatorit, si dhe nga rritja e interesit të të huajve për shërbimet e turizmit shqiptar.

E njëjta tendencë parashikohet që të vijoj për ekonominë shqiptare edhe gjatë këtij viti. Sektori i Turizmit pritet të mbetet një shtyllë e rëndësishme për ekonominë shqiptare. Ndërkohë që parashikimet janë për një sezon turistik më të mbarë gjatë këtij viti

Pavarësisht përshpejtimit të ritmit rritës, aktiviteti ekonomik për vitin 2023 në vendet fqinje pritet të reflektojë ngadalësimin e ekonomisë së Eurozonës dhe normat rritëse pritet të jenë më të ulëta në kontekst historik. Aktiviteti ekonomik parashikohet të rritet me ritme të ulëta në vitin 2023 e të përshpejtohet në vitet 2024 e 2025.

RRITJA EKONOMIKE NE RAJON:

SERBIA 3.6%

SHQIPERIA 3.5%

KOSOVA 3%

MAQEDONI E VERIUT 1.2 %

GREQIA 0.1%./lexo.al

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img